• Latest
  • Trending
  • All

Pasuesja e mundshme e Angela Merkel akuzohet për plagjiaturë

03/07/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pasuesja e mundshme e Angela Merkel akuzohet për plagjiaturë

03/07/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Objektivi i saj është i madh: të fitojë me partinë e saj, Të Gjelbrit, zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani. Dhe pastaj të drejtojë si kancelare Gjermaninë. Pritjet ndaj një personi që kandidon me synimin për të ripërtërirë Gjermaninë janë të mëdha, ky person pritet të jetë një model që ta ndjekin pas të tjerët.

Është bërë e zakonshme edhe që në shumë vende, politikanë të cilët synojnë poste të larta shtetërore apo partiake, të publikojnë pak para zgjedhjes libra. Në to ata u ofrojnë mundësi zgjedhësve që të njohin edhe më nga afër pikëpamjet dhe tiparet personale të autorit.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Por në librin “Tani. Si ta ripërtërijmë vendin tonë”, të publikuar në 21 qershor, kandidates së Të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock-ut dhe ekipit të saj i kanë shpëtuar disa pakujdesi. Për to tani atë e akuzojnë për plagjiarizëm.

Në muajt e fundit, kandidates për kancelare të Të Gjelbërve i është dashur të saktësojë edhe biografinë: në të ajo kishte të dhëna të pasakta, apo zmadhime, siç thonë kritikët. Veç kësaj, Annalena Baerbock-ut iu desh të kërkonte falje edhe për harresën për të deklaruar para shtesë, që kishte marrë gjatë ushtrimit të detyrës si deputete.

Sa të rënda janë rastet e kopjimeve?

Disa juristë thonë se fjalitë e kopjuara nuk janë temë për ta, nga pikëpamja juridike. Për ta nuk kemi shkelje të të drejtave të autorit. Arsyeja është se një libër tematik popullarizues, siç është libri i Baerbock-ut, nuk duhet të plotësojë kriteret e rrepta të një libri shkencor. Ai mund të botohet edhe pa shënime, të cilat tregojnë se ku janë marrë informacionet. Një pjesë e fjalive, për të cilën e akuzojnë Baerbockun, janë tashmë pjesë e dijes së përgjithshme në dispozicion të publikut. Pra janë fakte të njohura. Ato nuk janë të mbrojtura me të drejtën e autorit, pasi nuk janë krijime origjinale.

Juristë të tjerë thonë se edhe në publikime jo shkencore është mirë të ruhet parimi i citimit të burimit. Gazeta konservatore “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për fyerje të dinjitetit në botime nga kandidatja e Gjelbër për kancelare.

Por pesha e pakujdesive që i kanë shpëtuar Annalena Baerbockut është më e madhe politikisht. Analistë në media thonë se fakti që ajo paraqet si të sajat mendime të të tjerëve, shtron pyetjen nëse ajo ndjen nevojën të paraqitet më e mirë se është në të vërtetë. Edhe biografinë e publikuar në internet asaj iu desh ta saktësojë. A është kandidatja e Gjelbër për kancelare ajo politikane e palodhur dhe perfeksioniste, siç e paraqet partia e saj, pyesin vëzhgues.

Këto pakujdesi kanë bërë edhe që të bjerë rrufeshëm numri i atyre që e konsiderojnë Baerbockun të aftë për postin e kancelares: në maj ishin 43 përqind e gjermanëve, ndërsa në qershor janë vetëm 26 përqind (sipas barometrit mujor të televizionit publik ZDF). I tillë është ndëshkimi i opinionit në Gjermani, kur mendon se është në pikëpyetje besueshmëria e një politikani.

Pakuptim për pakujdesitë e kandidates së Gjelbër për kancelare

Pakujdesitë që i kanë shpëtuar kandidates për kancelare të Të Gjelbërve mund të qenë shmangur plotësisht. Ajo ka angazhuar një ekip të madh këshilltarësh dhe ka qenë e përgatitur që fushata elektorale do të ashpërsohej.

Njëkohësisht, në plan kombëtar, me shpalljen si kandidate për kancelare, Baerbocku është vënë për herë të parë nën një dritë të pamëshirshme të prozhektorëve të mediave. Kjo megjithëse ajo njihet më gjerë që kur u zgjodh bashkëkryetare e Të Gjelbërve, në vitin 2018.

Nuk është për t’u çuditur që konkurentët politikë, si CSU-ja bavareze e shfrytëzoi këtë rast. Sekretari i përgjithshëm CSU, Markus Blume, tha se “mashtrimi i qëllimshëm…zmadhimi i punës vetjake është me sa duket sistem i Annalena Baerbockut…”

Kurse Të Gjelbrit thonë se këtu kemi një fushatë, që synon të njollosë kandidaten e tyre. Me të synohet “diskreditimi”, “shkatërrimi i reputacionit” të kandidates së tyre. Baerbock-u vetë u tha gazetave të rrjetit Funke Mediengruppe se ajo kishte shfrytëzuar “me ndërgjegje të plotë fakte nga burime publike”. Libri në fund të fundit nuk “është libër reference për specialistë, prandaj ai nuk ka as shënime në fund (fusnota)”.

Baerbock mbetet kandidate e fortë

Por problemi është se diçka, nga të gjitha këto, te njerëzit mbetet. Të Gjelbrit po paguajnë çmim politik për pakujdesitë, të zmadhuara nga kundërshtarët, por ekzistente, në biografinë e publikuar dhe në librin e kandidates së tyre. Mbështetja për ta në sondazhe që nga marsi ka rënë ndjeshëm, në 20 përqind mbështetje, kurse CDU/CSU është ngjitur në 28-30 përqind (sipas instituteve demoskopike Forsa dhe ARD-së). Kjo kur për një periudhë kohe Të Gjelbrit prinin para konservatorëve. Njëkohësisht është rritur edhe mbështetja në sondazhe për kandidatin konservator për kancelar, Armin Laschet: aktualisht atë e mbështesin për kancelar 43 përqind e gjermanëve.

Megjithatë deri në zgjedhjet parlamentare të 27 shtatorit ka edhe tre muaj, në të cilat mund të ndodhin shumë gjëra. Baerbocku vetë është dëmtuar, por jo eleminuar. Ajo mbetet një kandidate e fortë. Dhe mbështetja për Të Gjelbrit nuk nisi me mbështetjen – fillimisht të jashtëzakonshme – për kandidaten e tyre për kancelare. Mbështetja për Të Gjelbrit ka qenë konstante dhe ka ardhur duke u zgjeruar vitet e fundit në Gjermani.

Edhe sikur të mos forcohen më, ka shumë gjasa që Të Gjelbrit të jenë njëri nga dy partnerët në qeverinë e ardhshme gjermane, krahas konservatorëve të CDU/CSU-së, që janë forcuar sërish. Përsa u përket shifrave, i mundshëm është edhe një koalicion midis konservatorëve, socialdemokratëve dhe liberalëve të FDP. Por ky nuk është një koalicion shumë i preferuar, sepse socialdemokratët janë prej disa mandatesh në koalicion me konservatorët.

Një specialist austriak i mediave, Stefan Ëeber, lektor në Universitetin e Vjenës, që e kontrolloi librin e Baerbockut, ka publikuar pesë gabime, nga 11 sa ka gjetur deri tani në libër.

Në to autorja (apo ekipi i saj) ka kopjuar, ndër të tjera, fjali nga gazeta gjermane (Tagesanzeiger), nga një institucion (Bundeszentrale für Politische Bildung), nga një autor amerikan (Michael T. Klare) dhe nga një revistë (Spiegel) pa dhënë burimin, pa treguar pra që nuk janë fjali të saj. Përndryshe libri me 240 faqe i Baerbockut përmban teza politike të Të Gjelbërve, të cilat Baerbocku i shoqëron me përjetime personale të saj. / DW

Previous Post

43 emigrantë mbyten në Mesdhe / Varkës iu prish motori dhe u fundos

Next Post

Aksidenti që “shoi” familjen Gushi, del ekspertiza! “Audi” me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Aksidenti që "shoi" familjen Gushi, del ekspertiza! "Audi" me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.