Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 6 tetor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “I iku kontrollit, e ndiqte policia, përplas për vdekje 2-vjeçaren”. Tituj të tjerë janë; “Vendimi i ri për ish- të përndjekurit, ndryshon skema dhe afati për të marrë dëmshpërblimin”. “INUK shemb lokalin në Tiranë, zbulon lapidarin Mine Peza”. “So takimi për drejtësinë, Nishani bën bashkë Ramën dhe Bashën”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Falen 14 mijë ojekte pa leje”. Tituj të tjerë janë; “Raporti, BB: Humbjet në energji, shkak keqmenaxhimi”. “E shau, tregtari ekzekuton me armë të njohurin”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dosja “Rrogozhina”/ Burgu hap dyert për vrasësit, ja kush përfitoi leje me raporte false”. Tituj të tjerë janë; “Presidenti thërret palët, reforma në drejtësi një sprovë kombëtare”. “10 plumba tregtarit për një borxh, punëtori: Fyerjet nuk duroheshin”. “LSI: Reformat kërkojnë konsensus pozitë-opozitë”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Administrata publike/ Konkurset, vlerësimi për kandidatët. Ndryshon procedura e vlerësimit”. Tituj të tjerë janë; “Reforma në drejtësi, Nishani mbledh sot Ramën dhe Bashën, i ftuar dhe Meta”. “Shkodër, vret tregtarin: Më tha ik o legen, s’e durova më”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Bojkoti në Kuvend shqetëson BE-në”. Tituj të tjerë janë; “Rama: Lokal me lapidar brenda. Basha: Ka 12 vjet që është aty”. “Borxhliu, gjashtë plumba ndaj tregtarit të frutave”.
















