Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 5 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Kontrata me OSHEE, dritat, si përfitohet nga falja e kamatave”. Tituj të tjerë janë; “Basha: Modeli im është krejt i ndryshëm nga ai i Berishës, askush të mos e përdor Olldashin”. “Dje në gjykatë, anëtari i Kushtetueses apel PD: Jepini fund bojkotit”. “Arrestohet në spital i kërkuari për trafik droge”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Basha për Dodën: Kush thyen bojkotin, përjashtohet”. Tituj të tjerë janë; “Peleshi: Kritikat e PS-LSI? Po bëjmë edhe detyrën e opozitës”. “Hetimi i kreut të OSHEEE, dosja u mbyll dhe u hap sërish”. “Shqipëri-Greqi, Rama: Himara, jo minoritet”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Zbulohen çmimet e energjisë, kërkohet rritje e tarifave për konsumatorët familjarë dhe bizneset”. Tituj të tjerë janë; “Rama kundër Dules: Himara është si Kukësi dhe Tropoja”. “Tiranë, i kërkuari për trafik droge dhe shoku i tij prangosen në spital”. “Korçë, vrau katër vetë për ish të dashurën, akuza: Burg përjetë për Latollarin”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “OSHEE dhe KESH, zbardhen propozimet për rrritjen e çmimit të energjisë”. Tituj të tjerë janë; “Kreu i ri i OSHEE, i kallëzuar në Prokurori për abuzime me tederat”. “Basha: PD është një parti që ripërtërihet por nuk tjetërsohet”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Energjia, variantet për çmimin, Enti Rregullator i Energjisë përcakton sot tarifat që hyjnë në fuqi më 1 Janar”. Tituj të tjerë janë; “Basha: Ky është modeli im i PD, ai i Berishës, vështirë për t’u marrë përsipër”. “Rama: Himara është minoritet, aq sa është Tropoja”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















