Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 3 nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Buxheti 2015, ish-të përndjekurit dhe pronarët, 34 milionë dollarë”, Tituj të tjerë janë; “Nishani: Guvernatorin nuk e sugjeron Kryeministri, Presidenca s’është butik ku negociohen çmimet”. “Shpërthimi, konkurrenca, tritol depos farmaceutike”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Bojkot, ja pagat e deputetëve. Zbulohet kosotja financiare për ligjvënësit e PD”. Tituj të tjerë janë; “Leja e drejtimit të mjetit, si hiqen pikët nëse shkel kodin”. “Lezhë, kufoma e 46 vjeçares zbulohet në bodrum, dyshohet për vrasje”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Buxheti 2015, 14 milionë dollarë për kompensimin e ish-pronarëve”. Tituj të tjerë janë; “Banda e tritolit, zbardhet skema e vrasjeve dhe pagesat për Julian Sinanajn”. “Eksploziv godinës së biznesmenit, konkurrenca, pista kryesore e hetimit”. “Ngjela: Edi Rama po qeveris i trembur, duhet të udhëhiqet nga arsyeja”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “S’ka plan arratisje. Tahiri: Unë isha me leje, s’ika nga burgu”. Tituj të tjerë janë: “Ismet Haxhia: Plagosja e Azemit ishte “fitil” për t’u djegur Tropoja”. “Ministrat harrojnë pritjet me popullin”. “Rama: Serbët ballkanas të vjetër, ne europianë”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Qeveria miraton buxhetin e ri, vendimi dërgohet në Kuvend”. Tituj të tjerë janë; “Tahiri: Nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës”. “Konkurrenca, tritol depos fatmaceutike”. “Grupi i tritolit”, 38 akuza për shtatë anëtarë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















