Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 29 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Kodi Rrugor, rritja e gjobave, gati patentat me pikëzim”. Tituj të tjerë janë; “Braho kundër PS për dekretet e Nishanit, Qeveria: Presidenti nuk është asnjëanës”. “Gruaja e Bitrajt: Paratë e Bankës i humbi në lloto”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “PS-LSI sherr për Nishanin. Deputetët e PS rrëzojnë kandidatët për Gjykatën e Lartë”. Tituj të tjerë janë; “Ish- të përndjekurit, 1721 përfituesit e këstit të parë”. “Verdi Morava, i akuzuari për rekrutimet në Siri, nis grevën në burgun 313”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Gruaja e Bitrajt: Unë punoja gjithë ditën, ai shpenzonte miliona në baste”. Tituj të tjerë janë; “Miratohen kandidaturat për KLD, Kosta flet për akuzat e gjyqeve politike”. “Operacioni për energjinë çon në pranga 49 personat e parë”. “Dekretet e Nishanit “përçajnë” mazhorancën, Braho debat me Xhafën”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Dhuna në Beograd, MPJ raport “sekret” në Kuvend”. Tituj të tjerë janë; “Energjia, arrestohen 49 vetë, shumica biznesmenë. Gjiknuri: Mundësi pagimi pjesor”. “PS kundër dy dekreteve të Nishanit, Braho: Jam pro”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “PS-LSI përplasen për Presidentin, ndahen votat e mazhorancës për anëtarët e Gjykatës së Lartë”. Tituj të tjerë janë; “Dita e parë, 50 arrestime për vjedhjen e energjisë”. “Kushteuesja rrëzon Nishanin për ligjin e FA”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















