Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 27 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Për kandidatët, Guvernatori, zbardhen negociatat Nishani- Rama”. Tituj të tjerë janë; “Flet drejtoresha e AKKP, Sonila Qato: Skema e re për fondin 3 milionë dollarë, 25 mijë hektarë të lira për kompensim fizik”. “Malaj: Jam në garë për Këshillin Mbikëqyrës”. “Prokuroria liron Fratarin, arrestimi i paligjshëm”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Mjekët, si largohen nga puna. Masa të ashpra ndaj abuzuesve”. Tituj të tjerë janë; “Luigj Alia: Si mashtrohen konsumatorët me karburantet”. “Shefi i FMN: Nëse nuk zgjidhni çështjen e energjisë, rrisni taksat”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Skadon ultimatumi, Mesazhi i fundit i Ramës para operacionit të energjisë”. Tituj të tjerë janë; “Prokuroria liron biznesmenin Fratari: Arrestimi i policisë, i paligjshëm”. “Arrestimet e ndërtuesve, Basha: Do përgjigjen deri në fund ata që cenojnë jetën dhe pronën e shqiptarëve”. “Preç Zogaj: Biseda me Kadarenë, para arratisjes në Francë”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Gjyqet e të larguarve, fitojnë 500 ish-nëpunës, lista e plotë”. Tituj të tjerë janë; “Julian Sinanaj: Nuk kam grup, kam vepruar për llogarinë time”. “Si do të bëhet ndarja fizike dhe legalizimi i tokave bujqësore”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “SHISH, hetim parave të pajustifikuara, zbardhet takimi i komitetit të pastrimit të parave, masat e reja ndaj terrorizmit”. Tituj të tjerë janë; “Prokuroria liron biznesmenin, arrestimi i tij, i paligjshëm”. “Presidenti nuk dekreton 5 ligje, Kuvendi mban “peng” 9 gjyqtarë”. “PD paralajmëron seanca maratonë në Kuvend”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















