Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 26 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Vendimi i ERE, çmimi i dritave, sa shtrenjtohen faturat”. Tituj të tjerë janë; “Gjykata lë të lirë para festave Bashkim Hoxhën: Kërkova falje për fjalorin, jo për Kryeministrin”. “Bylykbashi: Si do pastrohet Kuvendi nga të inkriminuarit”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Fitimi i pensionit/ “Blerja” e viteve, 1 javë afat për pagesën pa kamatë. Emigrantët, si falen kamatëvonesat”. Tituj të tjerë janë; “Letra e Nasho Jorgaqit: Përgjigje rrëfimit me qen, shkrimtarit Kadare”. “Shkrimi i fundit i Atjon Zhitit: Mizoria lulëzon nga dobësia”. “Bujar Nishani: Vitin që vjen, një kardinal shqiptar”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Sot vendimi i ERE, çmimi i ri i energjisë, ja sa do rritet për familjarët”. Tituj të tjerë janë; “Ekspertja gjermane për Dosjet: Keni ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në politikë”. “Kurth biznesmenit me takimin në motel, në gjyq bashkëshortët”. “Vdekja e 3-vjeçarit, denoncohen mjekët e Durrësit dhe Tiranës”. “Projektligji, Policia Ushtarake do të veprojë edhe mbi civilët”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Janari shkurtime masive në administratë”. Tituj të tjerë janë; “Çmimi i energjisë 9.5 lekë, sot vendimi zyrtar i ERE”. “Kapet vrasësi i varrmihësit: Më zuri tokën”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















