Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Hënë, 24 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Raporti i KE, zyrtarët, konfiskim pasurive të fshehura”. Tituj të tjerë janë; “Brokaj kundër Arvizu: Enveri i ndihmoi SHBA me bazën e Vlorës”. “Rrëfimi i banakieres së bunkerit: Si u vodhën në ’97 sendet e luksit”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Zbardhen 8600 prona, 4300 emrat e parë që përfituan nga ‘93”. Tituj të tjerë janë; “Romët: Qeveria e shkuar na njohu shpronësimin, këta po na dëbojnë”. “Prokurori i Vlorës: Duan të më heqin qafe, e di kush ma vodhi makinën”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Pallatet pa leje, si do legalizohen”. Tituj të tjerë janë; “Brokaj: Berisha në ‘96-ën, përfshiu emrin tim në krime kundër njerëzimit”. “Aksidenti në Koman, fuoristrada bie në humnerë, 3 të vdekur, 5 të plagosur”. “Frrok Bardhi: Fëmijët e familjeve të kamura, vuajnë më shumë nga droga”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Zbardhen përgjimet, Drejtoresha e Arsimit: Mos e ulni pazarin nën 5 mijë euro”. Tituj të tjerë janë; “Patozi: Na duhet modeli politik i Olldashit në vend të atij të Berishës”. “Pas hapjes së bunkerit, a do i hapë Rama dosjet e Sigurimit?” “Në gjyq bankieri, vodhi 400 milionë lekë në bankën ku punonte”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Nishani strehon zyrtarët e Berishës, Presidenca “Fole këshilltarësh” për të larguarit pas krijimit të qeverisë së re”. Tituj të tjerë janë; “Bushati: Rama harroi koalicionin parazgjedhor”. “Vrasja e djalit të ish-policit në Elbasan, për xhelozi”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















