Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Shtunë, 20 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Ngjarja në Selitë, ish- deputeti i PD: Djali im s’u vra për grabitje”. Tituj të tjerë janë; “Marrëveshja, negociatat PS-PD ngecin te dekriminalizimi i Kuvendit”. “Arvizu shpreh keqardhje që nuk e takoi, Olta Gixhari: Të më ftoj në SHBA”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Atentati në Kamëz, Muharrem Skaçaj: Vrasësi i vëllait tim, i paguar”. Tituj të tjerë janë; “ALUIZNI: Harta e Korçës dhe Pogradecit, 10 zona informale”. “Humbi kartela, skandali në spital, 75 vjeçari i vdekur në tokë”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “7 gjurmët që la Arvizu në Shqipëri”. Tituj të tjerë janë; “Negociatat, çfarë po e mban ende pezull marrëveshjen për bojkotin e PD”. “Misteri i vrasjes së dyfishtë në shtëpinë e biznesmenit”. “Basha të gjejë formulat që personalitetet e PD të vazhdojnë të kontribuojnë”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “PD, mashtrim me zgjedhjet, referendum, por edhe fushatë”. Tituj të tjerë janë; “Ish- të dënuarit, 700 përfitues tërheqin këstin e tretë”. “Policia skedon 9 persona si organizatorë për përfitimin e azilit në Gjermani”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Fund bojkotit, dokumenti i paktit. Drafti me katër pika që PD u ka dorëzuar europarlamentarëve ta negociojnë me PS”. Tituj të tjerë janë; “Vrasja në Selitë, dokumentet e konfliktit për 1 milioon euro”. “Nxënësit dhe mësuesit që do të shpërblehen”. “Romela Begaj del pozitiv edhe në testin B”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















