Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Mërkurë, 17 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Shtëpia në plazh, s’pagoi dritat, Rama shkarkon zv.ministren” Tituj të tjerë janë; “Konflikti për pronën, gjyshi vret me çifte nipin dhe veten”. “Hakmarrja për vrasjen e “të fortit” të Laprakës, plumb në kokë 50 vjeçarit” “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Arkivat e sigurimit, qeveria: Si do hapen 14 mijë dosje”. Tituj të tjerë janë; “81 vjeçari vret nipin dhe veten, djali: Sherr për pronën me qira”. “Zbardhen 60 zona informale në Tiranë, Durrës e Kavajë, hyjnë në fuqi tarifat e reja”. “Edi Rama sot takon Vuçiç: Serbia të njohë Kosovën”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Abuzimi, Rama shkarkon zv.ministren, ishte debitore e energjisë”. Tituj të tjerë janë; “Skandali/ Një oficer i antiterrorit ndihmoi xhihadistin të merrte dy fëmijët në Siri”. “Vrasja për pronën, morti i ndarë më dysh tek Dodajt”. “Kukan dhe Fleckenstein veç e veç në Tiranë, marrëveshja ende pezull”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Ndryshojnë kreditë e strehimit, dokumentet jo më në Bashki por në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit”. Tituj të tjerë janë; “Kina “zbarkon” në Ballkan, Rama zbulon marrëveshjet”. “Kamëz, vritet për hakmarrje 50 vjeçari, në sy të fëmijës”. “Fushë Prezë, krimi për pronën, gjyshi vret nipin dhe veten”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Historitë pas tri vrasjeve në Tiranë, gjyshi 81 vjeçar vret nipin për paratë e qirasë së vilës së përbashkët, pastaj veten”. Tituj të tjerë janë; “Ligji i KLD-së, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidentit”. “Plani i OSHEE për mbledhjen e lekëve në veri”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















