Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 14 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Flet dëshmitari; “I njoh vrasësit e Artan Santos, emrat në polici”. Tituj të tjerë janë; “Kuvendi gjen 10 shkelje në KLD”. “Rusmaili: Përplasja me Berishën për ligjin e përgjimeve”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Bashkitë e reja, ja kompetencat”. Tituj të tjerë janë; “Pensionet e shqiptarëve, debat në parlamentin italian”. “Shqipëria kërkon fitoren në Serbi, “blindohet” në Beograd”. “Miratohet rritja e akcizës”. “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Di kush vrau Santon; Dëshmitari: Emrat ia thashë Didit”. Tituj të tjerë janë; “Fyle: Darka e “Krokodilit” nuk rezultoi pozitive më pas”. Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “300 mijë euro për vrasjen e Santos” Tituj të tjerë janë; “Meta: Shqipëria, promovuese e të drejtave dhe barazisë” “Lazarat, gati sekuestrimi i pronave që u ngritën nga hashashi”. “Ekipi i futbollit i Shqipërisë zbarkoi dje në Beograd për fitoren historike”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Mësymja e mazhorancës; Rritet presioni, Cefa “akuzohet” edhe për Gjin Gjonin” Tituj të tjerë janë; “Dëshmia: Santo u vra për 300 mijë euro, Policia: Kemi verifikuar çdo dëshmi” “Shtohet barra fiskale, tatime të reja për biznesin në 2015” “Arrestohet ish drejtori i bankës për vjedhjen e 20 llogarive bankare”. “Kombëtarja “Blindohet” në Beograd. De Biazi: Duam fitore!”. Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me shkrimin; “Mashtrimi; Lufta për 100 mijë euro mbi kurrizin e Santos”. Tituj të tjerë janë; “Elvis Cefa: Duhet të shkarkohemi të gjithë, edhe Bujar Nishani” “Shkelja e Hajdarit, 4 muaj s’jepte informacion” “Vjedhja e thesarit; 15 ish zyrtarët e BSH-së në gjyq, Ardian Fullani e 3 të tjerë në hetim”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















