Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 13 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Formulari i ri, legalizimet, fatura për trojet e shtëpive”. Tituj të tjerë janë; “Thirrje për luftë në Himarë, nis hetimi për “Agimin e Artë”. Tituj të tjerë janë; “Përgjimet në rrethe, flet ish-deputeti i PD: Rrëzimi i ligjit shkriu Komisionin e Ligjeve”. “Mazhoranca gati rrëzimi i dekreteve të Nishanit për Gjykatën e Lartë”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Mësuesit, kriteret për emërimin. Zbardhet urdhri i Ministrisë së Arsimit për punësimin e mësuesve në sistemin parauniversitar”. Tituj të tjerë janë; “Zgjedhjet në PD, shkelet afati i publikimit të votave”. “Ahmetaj: Paketa fiskale synon balancimin e taksave”. “Devoll, sherr për tregtinë e mollëve, vritet me thikë 19 vjeçari”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Gati vendimi/ Çmimi i ri, ja sa shkon fatura e energjisë”. Tituj të tjerë janë; “Mbyllen hetimet, Zyhdi Dajti në gjyq bashkë me 14 inspektorë”. “Korçë, një 19-vjeçar vritet për tregtinë e mollëve”. “Përgjimet e SHISH, deputetët e PS: Visho Ajazi do të mbajë përgjegjësi ligjore”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Prokuroria greke, letër porosi për Julian Sinanaj”. Tituj të tjerë janë; “Punësimi në administratë, shpallen 127 vende të lira”. “Pronarët që marrin paratë nga legalizimi i ndërtimeve, si do të ndahen 220 mijë dollarë”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Kandidatët për 61 bashkitë e reja”. Tituj të tjerë janë; “Sherri për vjeljen e mollëve, vritet i riu”. “PD: Ndryshim kodit zgjedhor me konsensus”. “Vjedhja e energjisë, pranga dy biznesmenëve”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















