Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 10 nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Flet kreu i ISSH: Pensionet, kategoritë që përfitojnë nga amnistia”. Tituj të tjerë janë; “Kryesia e re e PD, pa Berishën, Topallin dhe Patozin”. “Aksioni në Tiranë, pas masakrës mbyllen 19 klube nate”. “Banda e tritolit, 20 mijë euro për atentatin ndaj Dervishit”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Serbia, 2000 policë për Ramën. Kryeministri shqiptar në Beogrd 68 vite pas Enver Hoxhës”. Tituj të tjerë janë; “Dëshmia e vrasësit, Sinanaj: Si u porosit atentati ndaj prefektit”. “Alfred Moisiu; Qeveria të mos harrojë takatin që ka populli”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dëshmia e vrasësit me pagesë, Sinanaj tregon botën e krimit të Vlorës dhe konfliktet brenda bandës”. Tituj të tjerë janë; “Buxheti i ri , 12 milionë USD për indeksimin e pensioneve më 2015”. “Vizita, si po shkon Rama në Beograd dhe çfarë impakti pritet”. “Basha në Lushnjë, qytetarët: Na udhëhiqni në protesta”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Rrëfimi, porosia për Sinanaj: Bëji presion politikanit në Orikum”. Tituj të tjerë janë; “Zbulohet procesverbali i panjohur i themelimit të PKSH në nëntor ‘41”. “Ismet Haxhia: “Jahos iu premtua 5 deri në 10 vite burg, por marrëveshja u prish”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















