“Sot mirëprita në zyrën time Hilmiun, i cili mbrëmë u kthye në Kosovë pasi u lirua nga paraburgimi në Beograd dhe vëllain e tij. Lirimi i tij është një lajm i mirë jo vetëm për familjen e tij por edhe për Kosovën dhe është dëshmi e përkushtimit të institucioneve për t’i mbrojtur qytetarët e saj nga akuza të pabaza dhe të papranueshme”, ka thënë Hoxhaj
“Familja Kelmendi është një familje që ka dhënë shumë për vendin tonë dhe jam shumë i lumtur që sot Hilmiu është kthyer në Kosovë në gjirin e familjes së tij shëndosh e mirë”, ka përfunduar Hoxhaj në deklaratën e tij.






















