Policia e Kosovës është njoftuar lidhur me rastin dhe e ka vlerësuar atë si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur pas orës 13.
“Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar KEDS-in që t’i largojë disa tela të rrymës të cilët kishin rënë shumë poshtë arës së tij, mirëpo njësit e KEDS-it nuk kanë mundur ta evitojnë këtë problem dhe i dyshuari në shenjë revolte ka këputur telat si dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.























