Numri i përgjithshëm i viktimave në Britaninë e Madhe i kaloi 10 000 ditën e sotme, duke sjellë shqetësim në përpjekjet për parandalimin e koronavirusit.
Vetëm në 24 orët e fundit, 710 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në total numri e 10,585 në këtë të diel Pashkësh.Vetëm në Angli vdiqën 657 persona. Në mesin e viktimave ishte edhe një person 26-vjeçar, i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore. Në Uells vdiqën 18 persona dhe shifra e përgjithshme shkoi në 369.Mbi 5,900 persona dolën pozitivë në testin për koronavirus. Të shtunën në mbrëmje, në spitalet e Skocisë ishin 1,755 persona të shtrirë në spitale si të konfirmuar me koronavirus ose me simptoma të dyshimta.
Në Irlandën Veriore u shënuan 11 viktima të reja në 24 orët e kaluara dhe tani numri i përgjithshëm i të vdekurve atje shkoi në 118 persona.