“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues do të diskutohet për vendimin e djeshëm të Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë një burim.
Mirëpo, partia e koalicionit LDK, kishte mbajtur dje mbledhjen e Kryesisë, përmes së cilës nënkryetari i LDK’së Agim Veliu tha se për deputetët e partisë së tij të cilët janë deklaruar kundër demarkacionit, do të bisedojnë me ta.
Kryesia e Kuvendit dje ka vendosur që në seancën e 1 shtatorit të votohet për ratifikimin e demarkacionit.






















