• Latest
  • Trending
  • All

Pasardhës të mënjanuar të Ismail Qemalit

26/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Pasardhës të mënjanuar të Ismail Qemalit

26/11/2014
in Kulture, Lajme

Kur në mëngjesin e 28 nëntorit 1944 gjashtë avionë bombardues anglo-amerikanë “Halifax” fluturuan në qiellin e Tiranës për të përshëndetur festën e Çlirimit dhe Enver Hoxha me bashkëpunëtorët e vet, si edhe misionet e huaja ushtarake patën hipur në tribunë, mes shumë të ftuarve të veçantë të vendosur në të dy anët e saj mungonte një përfaqësues i familjes së Ismail Qemalit.
Kjo mosprani në raste jubilare nuk kishte ndodhur gjatë republikës së parë dhe monarkisë, madje edhe pushtuesit qenë kujdesur që ta përdornin atë simbol. I biri i themeluesit të shtetit shqiptar, Qamili, do të ishte jo vetëm deputet, por edhe anëtar i Këshillit të Shtetit.

Çfarë pati ngjarë që jo vetëm lart në tribunë apo në skajet poshtë saj, por edhe mes turmës së madhe të mbledhur për të parë e duartrokitur qeverisësit e rinj, si edhe paradën e ushtrisë nacionalçlirimtare, nuk ndodhej asnjë prej trashëgimtarëve gjenealogjikë të atij burri të shquar që ngriti flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Arsyeja e kësaj mungese qe fare e thjeshtë: tre prej gjashtë djemve të themeluesit të Pavarësisë kishin vdekur para vitit 1944. Njëri prej tyre, Qazimi, jetën e pati ndërruar më vonë në Strugë, në Maqedoni.

Ndërkohë, nga të gjithë djemtë e Ismail Qemalit, vetëm dy prej tyre kishin lënë pasardhës.

Për një rastësi, krijuesit e brezit të trashëgimtarëve të shtetthemeluesit shqiptar i dhanë djali i madh dhe më i vogli i tij: Mahmud bej Vlora dhe Qamil bej Vlora.

Kur më 1920, vetëm një vit pas ndërrimit të jetës së të atit, Mahmudi vdiq, bashkëshortja dhe tre fëmijët, Aleksandër, Suzan dhe Blanche, u vendosën në Bari të Italisë. I lindur më 1914, Aleksandër Vlora, profesor i njohur i universitetit të qytetit, do të pasonte me një pasardhës të gjeneratës së tretë, Nedimit, i cili aktualisht vazhdon në Bari traditën profesorale të familjes.

Djali i vogël i Ismail Qemalit, Qamil Vlora, pas vdekjes së të atit, më 1919, u vendos në Shqipëri, duke u bërë kështu i vetmi prej trashëgimtarëve të tij, që jetoi në atdhe deri në fund të jetës.

Pasi kishte vënë kurorë më 1919 me Ylvije Dyrmishin, çifti lindi dy djem: Ismailin dhe Xhevdetin.

Edhe këta nuk u larguan. Jetuan në Tiranë.

Sipas rregullit trashëgimor të pemës gjenealogjike, pasuesi i Ismail Qemalit duhej të qe Aleksandri, veç ky në 1944 jo vetëm nuk ndodhej në kryeqytetin shqiptar dhe as në Shqipëri, por ende pa nënshtetësi italiane do të niste procedurat e pranimit si qytetar i shtetit fqinj.

Kështu që e drejta e përfaqësimit të parë i takonte Qamilit. Në vijim të tij, djalit të parë, Ismailit, i cili pati lindur më 1920.

Të dy këta, at e bir, në 28 Nëntor 1944 ndodheshin në Tiranë, duke mos qenë asnjëri i ftuar në ngjarjen që po ndodhte e ku prej pushtetushtruesve të rinj premtohej krijimi i një shoqërie dhe shteti demokratik. Garantë për këtë dukeshin se nuk qenë vetëm misionet anglo-amerikane në vende të dukshme të tribunës festive, por edhe flamujt e mëdhenj të vendeve të tyre gjithkund të valëvitur nëpër sheshin manifestues.

Nga e drejta e tyre e ligjshme për të qenë në atë përvjetor Enver Hoxha dhe kolegët e tij i patën censuruar, sepse as Qamili dhe as i biri i vet, Ismaili, nuk patën qenë në vitet e luftës simpatizantë të lëvizjes së rezistencës antifashiste të drejtuar nga PKSH. Madje, këtë qëndrim e patën mbajtur vërtet, por aspak aktivisht dhe me ndonjë agresivitet të veçantë, megjithatë dukshëm refuzues.

U kishin qëndruar komunistëve përkarshi.

Ndonjë si Eqrem Vlora, nipi i Ismail Qemalit, edhe u ishte kundërvënë me fuqinë e qeverisë që rrinte në krah të pushtuesve, sidomos gjermanëve.

 

PKSH dhe çështja e trashëgimtarëve të shtetthemeluesit shqiptar

Mungesa e një përfaqësuesi të familjes së Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1944, kur çlirimi i vendit po përshëndetej nga aleatët e mëdhenj SHBA, Britani e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, si edhe sytë e vëzhguesve të huaj nëpër Tiranë ishin gjithkund, përbënte një problem të mprehtë për imazhin e ardhësve në pushtet. Gjatë tërë luftës ata kishin bërë çmos të futnin nën ndikimin e tyre sa më shumë nacionalistë. Patën dëshiruar që edhe prej familjes së Ismail Qemalit të bashkoheshin me ta e në mos të mbërrinin deri këtu, t’u shprehnin ndonjë fjalë simpatie. Do të ishte një ngjarje e madhe për njerëzit e PKSH-së të ndodhte pikërisht kështu.

E patën ëndërruar kaq fort!

E anasjella që ndodhi, jo vetëm i dëshpëroi, por i mbushi me zemërim. Një nga eksponentët më aktivë kundër tyre, Eqrem Vlora, kishte ikur përtej kufirit ende pa filluar e rreptë lufta e Tiranës, duke ua lehtësuar mundësinë për t’u shpjeguar të huajve si edhe opinionit publik përse nuk do të kishte në atë manifestim të 28 Nëntorit 1944 asnjë pasardhës të historibërësit të asaj dite.

Edhe Qamili, djali i vogël i Plakut të Pavarësisë, duke mos qenë me PKSH, pra në thelb duke qenë kundër, e kishte mbushur kupën e sjelljes antikomuniste të familjes Vlora dhe sikur të kishte pasur lidhje të drejtpërdrejtë me Ismail Qemalin, do ta kryqëzonin me një fushatë denoncuese të papushuar.

Në mos, siç e kishin bërë rrugë të këshillonin Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, edhe do t’u fishkëllenin pranë ndonjë plumb atentati.

Por Enver Hoxha ecte me kujdes. Më mirë të heshtnin e të shtrëngonin dhëmbët për sfidën që u kishin bërë ata që duhej të ishin në krah të tyre dhe jo të gjermanëve. PKSH nuk dëshironte ta bënte të dukshëm distancimin që u patën bërë trashëgimtarët e shtetthemeluesit të famshëm.

Ja pse, tani që Shqipëria pothuaj qe çliruar mungesa e tyre në 28 nëntor për komunistët ishte një veprim i detyruar.

Ndërkohë, bir dhe nip i Ismail Qemalit nuk qenë njerëz dosido, plëngprishës të zakonshëm të kapitalit politik të tij. Qamil Vlora ishte shkolluar në Stamboll dhe pjesën tjetër të arsimimit universitar e pati përfunduar në Nice të Francës. Në vitin 1923 ishte Sekretar i rangut III në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, në 1925 Sekretar i Parë. Në 13 nëntor 1926 nga Presidenti i Republikës Franceze qe nderuar me urdhrin e lartë “Chavalier de la Légion d’Honneur”(“Kavalier i Legjionit të Nderit”) dhe në shkurtin e dy viteve më pas prej Ahmet Zogut me titullin “Kavalier i Urdhrit të Skënderbeut”,

Inteligjent dhe i pajisur me mprehtësi veprimi Qamili ishte një trashëgimtar i denjë. Më pas, në “Kujtimet” e tij Eqrem Vlora do të shkruante “Qamil beu ka qenë me gjithë kuptimin e fjalës një pasardhës “i hairit”. Fati, koha edhe rrethanat nuk e kanë ndihmuar mjerisht”.

I biri, Ismaili, nëntëmbëdhjetë vjeç kur ndodhi pushtimi fashist italian dhe njëzetë e tre kur vendin e tij e zuri ai gjerman, pas një shkollimi në Francë, ndodhej në Universitetin e Vjenës për Mjekësi. Në vjeshtë të vitit 1944 do t’i ndërpriste përkohësisht studimet, në pritje të përfundimit të shpejtë të Luftës së Dytë Botërore dhe pastaj të rikthimit në kryeqytetin austriak.

 

Një pushkatim …

Kur Qamil Vlora gjendej në postin honorifik të anëtarit të Këshillit të Shtetit në familjen e tij ndodhi një gëzim.

Qe 5 tetor 1944.

I biri, Ismaili, u fejua me Esma Hurshitin.

Vajza që pati zgjedhur, ishte fëmija e parë e Mehmet Hurshitit, i cili kryente funksionin e kryesekretarit të Prefekturës së Tiranës. Njëzetë e katërvjeçari nip i Ismail Qemalit kishte tashmë në krah, si shoqe jete, një tetëmbëdhjetëvjeçare që të ngazëllonte me buzëqeshjen e saj.

Në 5 tetor 1944 qenë të rrallë ata që në Shqipëri nuk e dinin se nazistët gjermanë patën falimentuar përfundimisht dhe po tërhiqeshin drejt strofkës së fundit, Wermachtit të tyre në Berlin. Lufta e Dytë Botërore qe e fituar prej aleancës SHBA, BRSS dhe Britani e Madhe.

Me një Shqipëri tashmë pothuaj të rënë në duart e Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe të Partisë Komuniste kjo lidhje jete, për këdo që bënte mirë llogarinë e fatit të vet, qe një nonsens. Sigurisht, ato çaste prej edhe më të diturve nuk përfytyrohej dot ajo gjendje e skajshme që ndodhi më pas, por gjithsesi vendin do ta drejtonin komunistët. Përveç ideologjisë së tyre të ashpër ndaj të drejtave të njeriut dhe tërësisht kolektiviste, me ta familja Vlora qe shpallur mospajtuese dhe nuk mund t’i parandalonte dot pasojat.

Ishte megjithatë akoma më tepër kundërshtare ajo Hurshiti. Qe antikomuniste e përbetuar.

Kështu në 5 tetor, kur është bërë edhe ajo fotografi e Ismailit me Esmanë, të cilën po e paraqitim bashkëngjitur me shkrimin (Shihni sa shumë të qeshur dhe të lumtur janë!) për çdo njeri që e merrte vesh ngjarjen nuk kishte si të mos i shkonte ndërmend se në mënyrë të vetëdijshme po krijohej një familje tjetër kundërshtare e komunizmit.

Nipi i shtetthemeluesit të famshëm shqiptar, Ismail Vlora, një të fejuar të hijshme dhe me atë buzëqeshje diellore mbi buzë mund ta gjente gjithkund. Ishte pasardhës i një dere të shquar. Mund ta kërkonte dhe gjente nëpër dyer familjesh patriotike që nuk i qenë kundërvënë Lëvizjes Nacionalçlirimtare, pse jo, për arsye patriotike, sa për të dëbuar pushtuesin e huaj, edhe ndihmuar atë materialisht.

Mirëpo në mes, si frymëzues i kësaj lidhjeje jete, qe edhe vetë Qamili. I biri i Ismail Qemalit e çmonte shumë për atdhetari krushkun e tij të ri, Javer Hurshitin, i cili që nga janari 1944 përveç se inspektor i përgjithshëm kryeministror qe edhe prefekt në Shkodër. Mehmeti ishte djali i tij.

Të dy, Qamili dhe Javeri, patën qenë gjatë pushtimit me të njëjtin status politik: anëtarë të Këshillit të Shtetit.

Sipas bashkëkombësit tonë me banim në Nju Jork, mjek në profesion, aktualisht në moshën e 93 viteve, Fejzi Domni: “Javer Hurshitin e kam pa për së afërmi. Ai ka qenë Prefekt në Shkodër. Ka qenë pak si esmer dhe nji burrë i pashim dhe serioz. Nuk qeshte kurrë dhe detyrën e vet e ka ushtru me nji rigorozitet të përshtatëshim për detyrën që i ishte ngarkue. Populli i Shkodrës kishte nji respekt përkundrejt këtij burri serioz. I le në Gjinokastër kishte ba studimet e Nalta në Turqi dhe thuhesh se kishte mbarue studimet në HUKUK-un e Stambollit, qi asht i njoftun për avokaturë. Hurshiti nuk ka qenë antizogist dhe dalngadale asht çdukë nga punët shtetnore për arësy të moshës”.

Shënojmë se doktor Fejzi Domni është larguar nga Shqipëria në fillim të vjeshtës 1944 dhe, duke mos ditur çfarë saktësisht i ka ndodhur Javer Hurshitit pak muaj pas çlirimit, dëshmon vetëm dinamikën e karrierës së tij, si edhe të rolit publik që luante, i cili ka qenë në zbehje.

Javeri pati lindur në Kaukaz më 1880 dhe qe rritur, i adoptuar, prej Maliq Pashë Libohovës, një personalitet gjirokastrit i njohur. Studimet e larta në shkencat politike dhe administrative i pati kryer në Stamboll. Në atdheun e vet u kthye pak çaste para se të shpallej pavarësia dhe hyri menjëherë në rrjedhën e ngjarjeve. Spikatja e tij u bë shpejt: iu kundërvu përpjekjeve të qeverisë së Athinës për marrjen e Shqipërisë së Jugut dhe për këtë arsye autoritetet greke e arrestuan dhe e burgosën në ishullin e Korfuzit.

Javer Hurshiti u regjistrua në kronikën e Shqipërisë edhe në një çast tjetër të veçantë. Ndërsa në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 Presidenti i SHBA, Udrou Uillson, u shpall kundër copëtimit dhe ndarjes së Shqipërisë prej shteteve fqinje, për ta parë gjendjen nga afër u dërgua prej delegacionit përfaqësues amerikan konsulli i tyre në Torino të Italisë, Josef Haven. Pas pritjes entuziaste në Vlorë e më pas në Tepelenë, në Gjirokastër kryetari i bashkisë, Javer Hurshiti, i shoqëruar edhe nga atdhetarë shumë të njohur si Thoma Papapano e Jorgji Meksi, i dhuruan të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë kostume kombëtare, madje nga më të shtrenjtat. Në Luftën e Vlorës, më 1920-n, Javer Hurshiti, duke qenë edhe kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, ishte njëkohësisht edhe komandant i forcave ushtarake e vullnetare të këtij qyteti të ardhura për ndihmë. Prefekt më 1924-n, një vit më pas ai u zgjodh deputet. E ngulitur në historinë kombëtare qe përkujdesja e tij për të kërkuar dhe më në fund gjetur, më 1936, eshtrat e patriotëve Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli, si edhe mbartjen e tyre për t’i vendosur në Gjirokastër.

Por për një gjysmë shekulli gjatë periudhës së qeverisjes komuniste (më saktë: enveriste) ky gjest i Javer Hurshitit u mbajt i fshehur jo vetëm sepse ishte kundërshtar i komunizmit dhe se pati bërë pjesë në strukturat bashkëpunuese me pushtimin fashist, por edhe sepse me këtë histori u pleks me një pjesëmarrje reale edhe vetë Enver Hoxha. Ky, duke zbuar Javerin, e përvetësoi pothuaj të gjithë imazhin atdhetar të asaj që ndodhi me eshtrat e dy atdhetarëve gjirokastritë.

Në librin e vet me kujtime “Vite të rinisë”, 1988, në faqen 242, Hoxha shkruan: “S’shkuan as disa ditë e, nën përshtypjen e madhe që la ceremonia për Bajon, u vendos të krijonim një grup me patriotë e elementë të tjerë përparimtarë për të shkuar në Shkodër, të gjenim vendin ku ishin varrosur, diku në Shtoj, patriotët Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli dhe eshtrat e tyre t’i sillnim të preheshin në Gjirokastër, në po atë kodër, në hyrje të qytetit, ku tashmë preheshin eshtrat e Bajos. Në grupin iniciator isha dhe unë. U përgatitëm, shkuam në Shkodër dhe nuk mund të harroj atë pritje aq të ngrohtë e atë frymë të ndezur patriotike që gjetëm te populli trim e patriot shkodran. Pata nderin e madh që edhe atje të flas unë në emër të delegacionit gjirokastrit e të të gjithë popullit të Gjirokastrës, në ceremoninë që organizoi populli i Shkodrës për të përcjellë eshtrat e Çerçizit e të Muço Qullit.

Të gjitha këto veprimtari që koincidonin në momentet kur sa isha kthyer nga jashtë, i pushuar nga puna me një motivacion tepër të rrezikshëm për ato kohë, vërtet më jepnin kënaqësi e më shtonin vendosmërinë për të vazhduar më tej, por rrezikun e shtonin më tepër; afishohesha hapur në sytë e regjimit për prirjet e pikëpamjet e mia”.

Gjatë pushtimit italian, edhe pse si një figurë e paanshme qe zgjedhur në një pozicion të lartë të piramidës së shtetit, Javerit i tërhiqej vëmendja për pjesëmarrjen e vazhduar të mbesave të tij, motrave të Esmasë, nëpër demonstratat e rinisë antifashiste.

“Ato kanë të drejtë të bëjnë si të duan”, e jepte përgjigjen.

Më 14 prill 1944, në Arkivin e Shtetit Shqiptar gjen dokumente se si Javer Hurshiti ndërhyri për pengimin e një force të armatosur çetnikësh malazezë (400 apo 500 vetë), të cilët ishin grumbulluar në Vermosh dhe në rrethin e Tuzit dhe popullsia vendase shqiptare qe e shqetësuar prej ndonjë represioni etnik. Më 25 prill, më në fund, ata qenë tërhequr dhe larguar, duke rihyrë në kufirin malazez.

Edhe pse nuk përfaqësonte aspak grupin kryesor që bashkëqeverisi me pushtuesin dhe pa iu gjetur asnjë krim, Javer Hurshiti u dënua me vdekje bashkë me 16 të tjerë. Ky nga pushtetardhësit e rinj u quajt Gjyqi Special.

Ekzekutimi me pushkatim, në Kodrën e Priftit në Tiranë, ndërsa njëqind apo dyqind metra më larg vrasjen shtetërore e ndiqte një turmë e madhe kuriozësh. U krye më 14 prill 1945.

 

… dhe katër burgime politike kundër një dashurie

Deri sa ndërroi jetë më 2012-n e mbesa e Javer Hurshitit, Esmaja, e cila e thërriste për respekt dhe adhurim baba, do të përsëriste herë pas here, me brengë të thellë, që, edhe pse po pohonte një ndjenjë e mendim të pikëllueshëm, më mirë që për gjyshin e saj ndodhi ashtu. Në një farë mënyre u kishte shpëtuar vuajtjeve të burgjeve dhe internimeve, një kalvar i gjatë dhe i pafund, për një gjysmë shekulli të tërë.

Dyzet ditë më pas, nga pushkatimi i Javerit, i biri, Mehmeti, i cili qe arrestuar bashkë me të atin, u dënua nga Gjykata Ushtarake e Korpusit I me 15 vite.

U akuzua se “kishte raportuar lëvizjet e partizanëve”!?

Kryeinspektorin e Prefekturës së Tiranës nuk e shpëtuan dot shumë dëshmi të qytetarëve, ku vërtetohej se ai i kishte ndihmuar gjatë pushtimit.

Më 15 maj 1945, Maliq Gega, në një faqe të tërë të daktilografuar ngjeshur, ngulte këmbë se “ky në kohën e reaksionit dhe kur unë ishje i arrestue dhe referue për gjykim gjykatës ahere ushtarake për faje politike, ka ndërmjetësue në gjykatën në fjalë dhe më ka shpëtuar jetën, sepse me ndërmjetësimin e tij ndëshkimi i jem do t’ishte i madh u përkufizue me tetë muej burgim. Gjatë kohës që ishje në burg duke vuejt ndëshkimin më ka ndihmuar duke më dhënë lehtësina që të shihesha me familjen”.

Më poshtë lutësi ngulmonte edhe më se me Mehmet Hurshitin, ai dhe disa shokë të Luftës Antifashiste, patën koordinuar gjatë pushtimit italian daljen klandestine nga burgu të disa shokëve të rezistencës, për të cilët pritej nga gjykata dënimi me vdekje.

Më 28 maj 1945, qytetari tjetër, Bibi Mosko, i lëshonte deklaratë Gjykatës Ushtarake të Korpusit I, se Mehmet Hurshiti kishte ndërhyrë dhe liruar të vëllain e tij. Sërish ky qe pranguar e përsëri kryeinspektori i Prefekturës së Tiranës pati ndërhyrë dhe shpëtuar. Më pas i vëllai qe rreshtuar në Brigadën VIII Sulmuese.

Nuk ndikoi mbi trupën gjykuese të Korpusit të Parë as një deklaratë e tretë, këtë herë me nëntë nënshkrues, lëshuar më 4 qershor. Sipas saj, ata pohonin me ndërgjegje të plotë “se i pandehuri Mehmet Hurshiti, ka pasur dijeni të plotë për qëndrimin t’onë politik, për veprimtarinë që ne zhvillonim në favor të Lëvizjes NÇ. Për të pandehurin s’kemi asnjë qarje; ay, në bisedimet që kemi patur, është shprehur gjithmonë në favor të luftës popullit. Kur i kemi lypur ndihma na i ka dhënë menjëherë”.

Që nga 23 qershori 1945, kur u dënua, jetën e qelisë Mehmeti do ta kalonte në famëkeqin burg të Burrelit, duke kryer, deri sa u lirua, dymbëdhjetë mote të plota dhe atë pak kohë që ia kurseu jetës së tij, e kishte fituar duke punuar me krahë e tejkaluar normën e rëndë ditore.

 

Post ambasadori në këmbim të një divorci

Duke qenë se familja e Ismail Qemalit kishte bërë krushqi me atë të Javer dhe Mehmet Hurshitit, mos vallë egërsia ndaj tyre qe në një farë mënyre edhe shantazh ndaj pasardhësve të shtetthemeluesit shqiptar?

Një mënyrë e justifikuar për t’i mbajtur larg?

Për të krijuar një përshtypje të parë se në pushtetin e lartë komunist ishte hartuar taktika e një qëndrimi të caktuar ndaj familjes së Ismail Qemalit, rirrëfejmë një episod mjaft kuptimplotë.

Kur Javeri qe pushkatuar dhe i biri, Mehmeti, dënuar, pra kur represioni në njërin krah ishte kryer, me porosi të Enver Hoxhës, Qamil Vlora u thirr në një takim nga Mehmet Shehu. Djalit të vogël dhe shumë të zgjuar të Ismail Qemalit, Shehu i afroi një marrëveshje. I tha se do ta bënin diplomat, pse jo edhe ambasador në ndonjë prej vendeve të kampit socialist, por kishin një kusht. Pushteti i ri mund ta hidhte këtë hap në nderim të flamurngritësit të shquar kombëtar vetëm në rast se, përputhur me politikën që ai kishte, të distancohej prej familjes Hurshiti. Për të bërë këtë gjë ende kishte kohë, përderisa edhe nipi i tij, Ismaili, si edhe mbesa e Javerit e vajza e Mehmetit, Esmaja, akoma qenë të fejuar.

Mehmet Shehu propozoi ndarjen e çiftit.

(Një i tillë labirint dhe njëkohësisht grackë, ku do të ngatërrohej e binte, duke lënë kokën, do t’i ndodhte edhe vetë atij në vjeshtën e thellë të vitit 1981).

Qamil Vlora e dëgjoi qetësisht dhe premtoi se do të mendohej.

Por as u mendua dhe as i ktheu formalisht një përgjigje.

Pas kësaj mund të thuhej se qe armiqësuar përfundimisht me një pushtet të shumëfuqishëm.

 

Previous Post

Thirrje për aplikim me projekte për ‘Vanessa Redgrave Award të PriFest’

Next Post

A e keni ditur se Albert Einstein ka pasur pasportë shqiptare

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

A e keni ditur se Albert Einstein ka pasur pasportë shqiptare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.