Sipas “passportindex.org”, pasaportat më të fuqishme i kanë Gjermania dhe Suedia, që i kanë vlerësuar me 158 pikë, dhe pas tyre vijnë, Finlanda, Franca, Zvicra dhe Britania e Madhe me 157 pikë.
Pra, dallimi ndërmjet këtyre vende është shumë i vogël. Por, edhe aq larg tyre nuk janë as Danimarka, Italia, Holanda, Belgjika, Koreja e Jugut dhe Norvegjia me 156 pikë sipas kësaj faqe.
Shqipëria është e renditur si fuqi e 44-ta me 94 pikë, derisa Kosova e 84-ta me 41 sosh. Prapa saj janë vetëm disa vende të Afrikës, pasi pasaportat e Kosovës nuk i njohin shumë shtete.






















