Ndërkohë që procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta, autoritetet në Shqipëri kanë nxjerrë edhe “pasaportën covid”
Tashmë, të gjithë shqiptarët që kanë marrë dy dozat e vaksinave, do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta të gjelbërta.
Dokumenti mund të shkarkohet lehtësisht nga portali shtetëror e-albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të udhëtojë lirshëm.
Gjithsesi duhet thënë se praktikat e udhëtimit od varen nga kushtet që vendosin vetë shtetet.
Mënyra e aplimit:
Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”;
Klikoni butonin “Përdor”;
Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”;
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Kostot
Pa pagesë
Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Deri më tani, janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin Covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim, por me ardhjen e sezonit turistik pritet që të ketë ndryshime me masat dhe të ketë lehtësime të ndjeshme.