Fluturimi i aeroplanit të kompanisë EashyJet prej Gjenevës në Prishtinë nuk ka përfunduar në kohën e paraparë.
Kjo ka ndodhur pasi piloti i aeroplanit ka bërë një ulje emergjente në Aeroportin e Romës, për shkak se një prej pasagjerëve kosovarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit, raporton KTV.
Sipas dëshmitareve, pasgjaeri e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sanduiçin. Pasagjerët tjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit ndaj stjuardesës. Si pasojë, kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.
Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga policia është liruar.
Easy Jet ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë, pak para orës 20:00.
Incidentin e ka konfirmuar kompania EasyJet, e cila ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime trupore dhe i janë thyer syzet.
















