Rikthehen fluturimet Stamboll-Tiranë, dy ditë pas tentativës për grusht shteti në Turqi. Në orën 08:25, avioni i nisur nga Stambolli prekun pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, duke sjellë edhe shqiptarët e parë që ishin bllokuar prej dy ditësh në Turqi.
Por si e kanë përjetuar ata situatën e krijuar dhe çfarë ka ndodhur në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit? “Mua më ra shumë keq, sepse m’u desh të prisja dy net. Isha që natën e parë të panikut dhe terrorit në aeroport, personeli na u zhduk nga sytë. Dëgjuam vetëm krisma e bomba. Një natë qëndruam thuajse 24 orë në aeroport, pastaj na dërguan këta të kompanisë në hotel. Ne që u bllokuam te tranziti natën e parë u tmerruam”, thotë një pasagjere. “Kemi kaluar gjithë terrorin dhe panikun e atyre momenteve. Popullin dhe ushtrinë e kemi parë nëpër fotografi, por edhe i kemi filmuar.
Dje në drekë kisha edhe varrimin e tim ati, por nuk e kapa dot. Vij nga Londra dhe i lutem Zotit që mos t’ia shohë më bojën atij shteti”, thotë një tjetër pasagjer. Por ka pasur edhe nga ata, të cilëve nuk u është dashur të presin në aeroport, por që shqetësimin për atë po ndodhte e kanë përjetuar në qytet. “Njerëzit nuk dilnin jashtë sepse kishin frikën e një shtetrrethimi, u munduan thjesht të blinin gjerat bazë ushqimore”, shprehet pasagjerja tjetër.
“Gjëndja ishte shumë e vështirë andej, u stresuam dhe u frikësuam të them të drejtën”, tha një grua e moshuar. Aeroporti kryesor i Turqisë dhe një ndër nyjet lidhëse mes shumë vendeve, anuloi të gjitha fluturimet mesnatën e së premtes, kur grupe të ushtrisë tentuan të merrnin drejtimin e qeverisë me anë të një grushti shteti, për të rifilluar sërish punë rreth 12 orë më pas. /TCH/
![People protesting against the coup, wave a Turkish flag on top of the monument in Taksim square, Istanbul, Turkey, Saturday, July 16, 2016. Turkish President Recep Tayyip Erdogan told the nation Saturday that his government is in charge after a coup attempt brought a night of explosions, air battles and gunfire across the capital that left dozens dead. The state-run news agency said more than 750 soldiers have been detained across the country. (ANSA/AP Photo/Emrah Gurel) [CopyrightNotice: Copyright 2016 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistribu]](https://www.thealbanian.co.uk/wp-content/uploads/2016/07/turqia-1.jpg)















