Humbja ndaj Real Madridit e ka rënduar edhe më shumë situatën e argjentinasit, i cili nuk është më i entuziasmuar për të drejtuar klubin nga “Vincente Calderon”.
Në fakt, ai e ka shqyrtuar të ardhmen menjëherë pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit në Milano, por tani është bindur përfundimisht që duhet të gjejë sa më shpejtë në klub të ri, shkruan “Fichajes.net”.
Ndërkohë, “Mirror” ka shkruar që Arsenali është destinacioni i mundshëm i Simeones, i cili në horizont ka edhe pistën që e dëshiron shumë – klubin e Interit.






















