“Me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe inaugurimin e Bordit të ri të Drejtorëve, Agjencia ka punuar intensivisht në përfundimin e punëve të mbetura nga periudha e shkuar, ka përfunduar procesin e zgjedhjes së menaxhmentit të ri të Agjencisë përmes një procesi të hapur dhe konkurrues, si dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme në politikat operuese dhe në rregullat e tenderit, me qëllim të përmirësimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre. Menaxhmenti i Agjencisë ka bërë të gjitha përgatitjet për valën e re të shitjeve dhe vala e re e shitjeve të aseteve tashmë është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur, më datë 13 tetor, ndërsa shpallja do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm”, thuhet më tej në përgjigje.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...





















