ERE ka reaguar pas deklarave të deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Në reagimin e Entit Regullator të Energjisë thuhet se të dhënat e paraqitura nga ky institucion në raportin për vitin e shkuar, tregojnë “rritjen e performancës së OSHEE-së dhe sektorit elektroenergjitik në tërësi gjatë vitit 2015”.
Ndërkohë, deputetja Tabaku, në një deklaratë për mediat gjatë paradites, i lexoi shifrat e paraqitura në raportin e ERE si një abuzim të qeverisë me energjinë.















