• Latest
  • Trending
  • All

Pas apartamenteve, rriten edhe çmimet e qerave

22/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas apartamenteve, rriten edhe çmimet e qerave

22/02/2017
in Aktualitet, Lajme

Të kërkosh për banesë me qira në Tiranë është sfidë më vete, thotë ajo. Asnjë apartament nuk lëshohej me qira poshtë 20 mijë lekëve, ndryshe nga disa vite më parë.

Madje dhe në periferi nuk mund të gjeje më hyrje nën këtë çmim, por edhe nëse kishte ndonjë në të rrallë kushtet ishin skandaloze, tha për Monitorin.  Më parë në zonën periferike të Freskut, Vjollca tregoi se mund të gjente  një shtëpi nga 14-15 mijë lek, sot nëse gjen një apartament me çmim qiraje rreth 15-17 mijë lek dihet se është me kushte të këqija, dhe i pa mobiluar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Tirana si qendër jo vetëm ekonomike, por edhe universitare, ka gjithmonë një fluks në rritje të kërkesës për apartamente me qira.  Në periudha të caktuara vërshojnë studentët në kryeqytet. Megi, së bashku me të vëllain, të cilat janë të dy studentë, thanë se kërkimi për shtëpi me qira zgjat nga 1 deri 3 muaj. Nëse je me fat mund të gjesh një hyrje me kushte minimaliste për 25 mijë lek brenda unazës. Vetëm pasi siguroi qiradhënësin se do të qëndronte më shumë se një vit, Megi arriti të siguronte një banesë, të pa mobiluar, brenda unazës me çmim 25 mijë lekë.

Kërkesa në rritje, si për qira, ashtu edhe për blerje të apartamenteve, konfirmohet edhe nga aktorët e tregut, sipas të cilëve, qiraja është shtrenjtuar me rreth 30% .

Sipas agjentes së pasurive të paluajtshme të  Century21, Estela Ziu, në tregun e apartamenteve me qira vërehet kohët e fundit një tendencë në rritje e çmimit të tyre. Nëse vetëm para një apo dy viteve, një apartament në një kompleks të ri jepej rreth 25 mijë lek, sot e jepet rreth 250 euro, pra rreth 37% më shumë. Gjithashtu, sipas saj po shikohet dhe një tendencë në rritje e blerjes së apartamenteve për t’i lëshuar me qira, si një formë investimi.

Këtë gjë e pohojnë dhe agjencitë e tjera. Ing Xheni Jahja, nga Tirana Real Estate, tha se i gjithë qyteti i Tiranës jepet me qira. Konkretisht ka familje të cilat të ardhurat e tyre i kanë nga qiraja. Me normat aktuale të depozitave, individët po investojnë në blerjen e shtëpive, si formë më e mirë kthimi. Edhe Dritan Caka nga DevInf, konfirmon rritje të kërkesës si për blerje apartamentesh ashtu edhe të kërkesës për apartamente me qira. Kryesisht si arsye jep ndryshimet demografike, por shton se një kategori individësh me të ardhura të mira, sikurse janë ato që ushtrojnë profesionet e lira po blejnë një shtëpi të dytë si formë investimi për ta dhënë me qira.

Interesant është fakti se rritja e kërkesës për të marrë shtëpi me qira vjen njëkohësisht me rritjen e kërkesës për blerje apartamenti, kur normalisht rritja e kërkesës për blerje apartamentesh duhet të ulte kërkesën për qira. Aktorët e tregut e shpjegojnë këtë tendencë me  shtimin e numrit të të ardhurve në kryeqytet, nga rrethet e tjera, por edhe të të huajve, si dhe faktit që sidomos në qendër, apartamentet po blihen kryesisht për qëllime investimi (së fundmi është konstatuar një rritje e blerjes së apartamenteve me para në dorë, sipas një vrojtimi tregu të kryer nga Monitor).

Kohët e fundit në kryeqytet është vënë re dhe prania e shtuar e të rinjve italianë që janë vendosur në Shqipëri për të studiuar dhe për të punuar, faktor i cili ka ndikuar në rritjen e kërkesës për apartamente me qira.  Vetëm dy javë më parë, në emisionin Matrix të Canale 5, trajtohej historia e disa të rinjve italianë të cilët janë shpërngulur në Shqipëri. Gazetari i Canale 5  theksonte se ka shumë italianë që vijnë në Shqipëri,  ku punojnë për  kompani shqiptare, të cilat shesin produkte për shoqëritë italiane. Ai përmend si avantazh faktin që në Shqipëri italishtja është si e shtëpisë.

Një prej tyre është Fabio, 25 vjeç, të cilin gazetarët e emisionit Matrix e kanë takuar në qendër të Tiranës. Fabio sot arrin të fitojë 1000 euro. Kur jetonte në Romë, vetëm për shtëpinë shpenzonte 800 euro. Në Tiranë për qiranë paguan 270 euro, 30 euro për argëtim dhe 30 të tjera për të ngrënë.  Ai thotë se ka shumë italianë që po vijnë tani në Shqipëri, disa për të punuar dhe të tjerë për të studiuar në universitet.

Një ndër zonat që ka reflektuar rritje të çmimit të apartamenteve me qira është  Don Bosko. Sipas ekspertëve të tregut kjo zonë është shumë e preferuar nga studentët italianë, për shkak të afërsisë me universitetin e Zojës së Këshillit të Mirë.

Sipas të dhënave të UNESCO-s janë rreth 500 studentë italianë që kanë ardhur në Shqipëri për të studiuar.

Edhe apartamentet janë shtrenjtuar

Edhe tregu i shit-blerjes së apartamenteve pas një periudhe në stanjacion ka njohur gjallërim. Në raportin e fundit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2016, lexohej se indeksi i çmimeve u rrit me 4.6% në terma mesatarë vjetorë, teksa shihet se indeksi i qirasë së banesave ka regjistruar gjithashtu rritje me 3.3% në tremujorin e katërt.

Edhe ndërtuesit shprehen optimistë dhe e shikojnë kërkesën për apartamente në rritje. Kjo rritje e kërkesës është reflektuar dhe në çmimin e shitjes, ku në zona të caktuara rritja e çmimit ka qenë  200-300 euro për m2, rritje e cila ka tejkaluar dhe taksën e infrastrukturës. Çmimi për m2 në zonat elitare, si ajo e TVSH-së, ka kapur nivelin e 3 mijë eurove.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kosova, pjesë e dokumentarit ‘Jugosllavia iluzion’ (VIDEO)

Next Post

Rusët “të mahnitur” me helikopterin serb të zbuluar në një panair në Abu Dhabi (Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rusët “të mahnitur” me helikopterin serb të zbuluar në një panair në Abu Dhabi (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.