Ndeshja e zhvilluar më 1 tetor mes skuadrës kampione të vendit tonë dhe Rusët e Lokomotivës së Moskës u shoqërua nga disa kore raciste kundër shqiptarëve, “Vrisni Shqiptarët” ose “Kosova është Serbi”.
Komisioni Disiplinës pranë Federatës Evropiane të Futbollit dënon me 20 mijë euro gjobë dhe mbylljen e pjesshme të sektorit të stadiumit të Lokomotivës së Moskës, për shkak të parullave raciste të tifozërisë vendase gjatë ndeshjes mes skuadrës nga Moska dhe Skënderbeut, të vlerësuara ofensive nga UEFA.
Lajmi bëhet me dije në faqen zyrtare të UEFA-s, ku janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës lidhur me takimin e vlefshëm për turnin e dytë të grupit H të Europa Ligës, ku bënë pjesë dhe skuadra shqiptare e Skënderbeut.
Ndeshja e zhvilluar më 1 tetor mes skuadrës kampione të vendit tonë dhe Rusët e Lokomotivës së Moskës u shoqërua nga disa kore raciste kundër shqiptarëve, “Vrisni Shqiptarët” ose “Kosova është Serbi”, të cilat u mbajtën shënim nga zyrtari i UEFA-s, i pranishëm në stadium.
Komisioni Disiplinës në UEFA pasi vlerësoi pretendimet e zyrtarit të UEFA-s dhe palëve në fjalë vendosi dënimin me 20 mijë euro gjobë, mbylljen për një ndeshje të sektorit ultra të stadiumit dhe gjithashtu detyrimin për të shpalosë në takimin e radhës në Evropë dhe një parullë të madhe në stadium me mbishkrimin “Jo racizmit”.
















