Nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë për lajmi.net, se demarkacioni nuk ka qenë as nuk do të jetë kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Jo, demarkacioni me Malin e Zi as nuk ka qenë kusht dhe as nuk duhet të jetë kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Musliu.
Musliu e cila është edhe deputete e PDK, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ministrat duhet të kenë kujdes më pasimin e ideve pasi nuk i bëjë mirë Kosovës.
“Ju bëjë thirrje ministrave kush do qofshin të kursehen nga pasimi i ideve të tilla sepse nuk ju bëjnë nderë as atyre as Qeverisë dhe as Kosovës”, tha ajo.






















