• Latest
  • Trending
  • All

Partizanët e Qeverisë dhe të pushkatuarit e Bashkisë

28/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Partizanët e Qeverisë dhe të pushkatuarit e Bashkisë

28/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Është për të ardhur keq në këtë dualitet tashmë çerek shekullor që na shfaqet edhe këto ditët e fundit të nëntorit, ku njëra palë e politikes konfliktuale feston 70 vjetorin e çlirimit, ndërkaq pala tjetër që në vend të opozitës ka zgjedhur bojkotin, e kjo e fundit pra radhit emrat e fotot e të pushkatuarve në një tabelë të madhe elektronike, fare pranë e përballë njëra-tjetrës në qendër të sheshit “Skënderbeg” Tiranë.

Kthen kokën qytetari për andej e sheh partizanë me pushkë por ndonjë edhe me top, kthen vështrimin në kahje tjetër portretet e të pushkatuarve në diktaturë. Tund kokën qytetari e thotë “Çfarë bëhet”. Kë të besojë se është çlirim apo është pushtim. A thua ende jemi në Luftën Civile të pas Mukjes, alias Luftës së Klasave, që përpiqemi ti mbulojmë me fjalë sikur nuk ka ekzistuar kurrë, por ja ku e kemi ende dhe sot e kësaj dite midis nesh. Por ajo çfarë na bën përshtypje është se në list-fotot që shfaqen nga Bashkia e Instituti i të Përndjekurve Politikë, në ekran elektronik krahas emrave te njohur të pushkatuarve vëmë re se ka mungesa të mëdha, ka emra martirësh të njohur që nuk janë vendosur në atë ekran elektronik, ndërkohë lexojmë disa emra që nuk e di ku i kanë gjetur që i kanë vënë si të pushkatuar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mesa duket edhe për të hyrë në listën e të pushkatuarve duhet një ndërmjetës në Bashkinë e Tiranës, apo Institutin e të Përndjekurve Politikë, vër këtë e vër atë, vër edhe kushëririn a krushkun, që mund edhe të kenë vdekur në burg, mund të kenë qenë viktima të jenë viktima por të pushkatuar me vendim gjyqi dhe të ekzekutuar nuk janë. Por duke e ditur se bëhen gabime edhe mund të pranojmë ndonjë “lajthitje” bashkiake apo me ata që punojnë nëpër zyrat e të persekutuarve politikë, por kur lexon edhe emrin e mësuesit tënd a një të afërmi tënd që kanë vdekur në shtëpi të vet, nuk të mbetet veç të vësh duart në kokë. Kësisoj na dalin të pushkatuar mësuesi Gjush Sheldia, me emër dhe fotografi, kur mësuesi im ka lindur në 1902 dhe ka mbyllur sytë nga një vdekje natyrale në 1976. Rezulton i pushkatuar nga diktatura në tabelë elektronike Dom Nikoll Mazrreku, kur ai ka vdekur në Shkodër pranë familjes në vitin 1996.

Në tabelë elektronike rezulton i pushkatuar Gjergj Çamuku, i cili vërtetë ka qënë i burgosur politik por ka pasur vdekje natyrale pak vjet më parë. Rezulton i pushkatuar në tabelë elektronike Ernest Përdoda i cili ka qënë gjallë të paktën deri në 12 gusht të vitit 1994 kur policia e Berishës e goditi me mjete të rënda në Shkodër si pjesëmarrës në grevën e urisë të përndjekurve politikë. Pikërisht këtë person që doli kundër Berishës dhe e goditi policia e Berishës, e djathta i konsideruaka të pushkatuar nga diktatura komuniste. Çfarë bëhet zotërinj të zyrave të përndjekurve politikë? Kaq të paaftë të jeni sa të mos dini se kush ishte Ernest Përdoda?

Po le të shkojmë më tej, rezulton e pushkatuar në tabelën elektronike Gjyzepina Andrakja. A e dinë hartuesit e këtyre listave kush ka qenë Gjyzepina Andrakja? Kush e pushkatoi?! Se pari nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri një person me emrin Gjyzepina Andrakja. Nëse është fjala për Gjyljana Çoba- Andrakja, ajo vërtetë ka qenë e dënuar politike, por nuk është pushkatuar. Ka ndërruar jetë para pak vitesh në Shkodër. Ai që kanë vrarë në burg prej kësaj familje ka qenë vëllai i saj Monsinjor Ernest Çoba që duhej të ishte në tabelën elektronike. Mark Gjonmarkaj që shënohet në tabelë elektronike i pushkatuar, ka qenë ministër i brendshëm në qeverinë kuislinge në kohën e fashizmit dhe është vrarë në luftime kundër forcave të ndjekjes në Fan të Mirditës. Në asnjë vend të botës ata që bien në luftime nuk konsiderohen të pushkatuar, por të rënë në luftë, në fushë të betejës.

Dhe shkojmë më tej, një personi me emrin Kostandin Kota, pushkatuar në vitin 1945, i vihet fotografia e poetit Genc Leka pushkatuar më 17 korrik 1977. Mirë bëjnë që i evidentojnë figurat e atdhetarëve martirë për sakrificat që kanë bërë, por duhet të jemi të saktë sepse kësisoj historia shkruhet sipas orekseve të nëpunësve të vegjël nëpër institucione ku kanë zënë vendet punës në saj të lidhjeve e tarafeve, të shërbimeve partiake apo çdo shkak tjetër por jo të kulturës e dijes apo përgatitjes profesionale. Kësisoj të pushkatuarit e diktaturës harrohen e në vend të tyre vihen emra të tjerë që nuk janë vënë para togës së ekzekutimit por janë ndarë nga kjo botë rrethuar nga njerëzit e tyre të dashur dhe, siç thuhet në këto raste, se kështu deshi perëndia.

Previous Post

Debate mes deputetëve të mazhorancës, rrëzohet amendamenti i Finos

Next Post

Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.