Këtë pozicion ai e sheh si realitet i hidhur dhe thotë se “Shqiptaret fituan pasqyrën e vet, realitetin e hidhur, si rezultat i tolerancës ndaj te gjitha veprimeve të këtij pushteti në dëm të shqiptarëve: shkatërrimi i ekonomisë, turizmit, bujqësisë, diskriminimit në arsim, kulturë, etj.”
Pra, thotë ai se “si rezultat i kërcënimeve dhe varshmërisë nga pushteti, sot del DPS partia me e fortë në Ulqin, kurse listat shqiptare edhe pse marrin 9500 vota dhe vetëm një deputet (p.sh. një deputet, partisë në pushtet i “kushton” rreth 4200 vota).”
Gjendjen e subjekteve politike shqiptare pas procesit zgjedhor të mbajtur dje në Mal të Zi, Peroviq e arsyeton me faktin e “përçarjeve dhe luftës politike absurde mes vete”. Ai tërheq vërejtjen se “nëse urgjentisht nuk do veprohet ndryshe, vala e shpërnguljes do të vazhdoj dhe intensifikohet”.






















