Subjektet politike kanë propozuar që zgjedhjet lokale të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili nuk ka dhënë ndonjë datë, por ka thënë se duhet të gjendet një kohë më e përshtatshme.
Kurse, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka propozuar datën 22 tetor.
Këtë datë e kanë propozuar edhe Ismail Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën e Agim Bahtiri nga AKR-ja. Edhe Lista Serbe ka propozuar 22 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ndërsa, Pal Lekaj nga AAK ka thënë se data e zgjedhjeve duhet të jetë sa më herët dhe brenda afateve kushtetuese.






















