Në Shkollën “Shkëndija” në Hajvali, një poster zgjedhor është vendosur menjëherë pas rrethojave të saj.
Në këtë shkollë do të votohet sot, pasi aty ndodhet qendra e votimit 1927E.
Sipas ligjit për zgjedhjet nuk lejohen posterë e prapagandë zgjedhore në perimetrin prej 100 metrave nga qendrat e votimit.





















