• Latest
  • Trending
  • All

Parlamenti i pushtuar i Maqedonisë

02/05/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Parlamenti i pushtuar i Maqedonisë

02/05/2017
in Aktualitet

Nga Bashkim Metalia

Teksa “fuçia e barutit” po transportohet sa në një vend  në një tjetër të Ballkanit, habitesh nga fakti se shpura  politike e saj, nuk e kupton se po tërbohet lehtësisht për t’i dhënë shkëndijën e shpërthimit. Padyshim, të parët që do përfshihen në flakët e saj janë vetë ata.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nuk e kuptojnë se shërbejnë thjesht si dordolecë të leckosur moralisht dhe politikisht duke u arsyetuar dhe shfajësuar në “implementimin e standardeve evropiane”.  Por ajo që nuk arsyetohet dhe logjikohet është se po sharrojnë degën që janë ulur.

Thuhet shpesh se aksh shtet është projekt  i krijuar , diku, dhe dhuratë  nga fuqitë e mëdha , thjesht e thjesht për të kënaqur ambiciet e njërës apo tjetrës fuqi. Kur është fjala për Ballkanin këto trofe të hershme i kanë përdorur pa u kursyer duke damkosur kombe dhe etni dhe rrjedhimisht , pasojat sa vijnë dhe kristalizohen dita-ditës.

Evropa e Vjetër po mundohet të çirret nga të palarat e kohës dhe po përpihet të dalë nga “vetvetja” për të ndrequr atë çka e krijoj.

Molla e sherrit në telashet e Ballkanit shpesh e konsiderojmë Serbinë.

Harrojmë, (së bashku me Serbinë) që molla reale e sherrit , për arsye gjeo-politike,  i ka  rrënjët nga  stepat dhe që  po  vallëzon mbi fatet e kombeve të tjera ballkanike dhe më së shumti mbi kombin shqiptar.

Duke parë prirjen e re botërore , globalizmin; zhvillimin dhe arritjet teknologjike, njerëzimi po kërcënohet me të gjitha metodat,  klasike dhe ato të kohës  me sulme kibernetike dhe jo vetëm.

Perëndimi e ndjen dhe e ka ndjerë këtë kërcënim, mirëpo po përparon dhe dështon në të njëjtën kohë!

Infiltrimet destabilizuese në Ballkan nuk kanë munguar asnjëherë!

Të gjitha këto si  mos bërja e funksionimit të shtetit të së drejtës, përveç korrupsionit të brendshëm, dorë të fortë kanë luajtur edhe këto mekanizma të jashtëm ruso-sllav në Ballkan.

Edhe pse me hapat e breshkës perëndimi , deri diku ka bërë  aq sa ka mundur dhe dëshiruar, për të kthyer të drejtën e vetëvendosjes në popujt dhe kombet e këtij gadishulli të trazuar.

Maqedonia, një nga këto projekt- krijesa të pasluftërave botërore po e vuan së fundmi më së shumti që të zgjidhet përfundimisht pozicioni i saj pse jo dhe (mos)ekzistenca e saj.

Por edhe këtu Rusia ka planet e saj plëngprishëse, paçka se u shkon përshtat edhe klikës sllavo-maqedonase për të qeverisur dhe shtypur bashkëqytetarët e saj me kombësi shqiptare.

Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe Maqedonasve sa vjen dhe po shkërmoqet , paçka se shqiptarët kanë duruar deri në ekstreme kryqëzatën shtetërore sllave, në dëm të të drejtave dhe lirisë së tyre. Diskriminimi njerëzor që ka bërë dhe vazhdon të bëjë shpura sllavomaqedone ndaj shqiptare ka arritur kulmin ( duke mos harruar Kumanovën … dhe jo vetëm) tashmë i është vërsulur të ashtuquajturit tempullit të saj të demokracisë.

Turma huliganësh, me dhe pa maska, rrahën gati deri në vdekje deputetët shqiptarë pa drojën më të vogël, paçka se e dinin që po filmoheshin nga kamerat televizive.

I gjithë ky mllef nëse do ta quajmë të tillë është, zgjedhja në kryesinë e kuvendit të një shqiptari, Zotit Talat  Xhaferi.

Deputeti dhe lideri  Partisë shqiptare Besa Zoti Zijadin Sela ishte synimi kryesor për ta dëmtuar, duke përfunduar në spital  pa ndjenja, i përgjakur dhe i plagosur në shumë vende të trupit të tij.

Policia jo vetëm që nuk i parandaloj huliganët por ndërhyri me vonesë për të mos ndodhur ky turp shtetëror. Drejtori i i Byrosë për Siguri Publike Mitko Cavkov deklaroj për mediat lokale se i është dashur dy orë për të mbledhur police që të ndërhynte për të stabilizuar situatën. Aspak aluduese, pasi deputetë dhe anëtarë të Partisë së Gruevskit shihen në ekranet televizive, pasivë në veprime por shumë aktivë në organizimin dhe orientimin e turmës së huliganëve si jashtë dhe brenda parlamentit.

I dëmtuar nga goditjet mbeti dhe lideri i opozitës Maqedone Zoran Zaev.

Menjëherë ambasadorët e vendeve perëndimore bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ulje të gjakrave, dhe se forcat e rendit duhet të ndërhyjnë që të garantojnë rendin dhe qetësinë publike.

Zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan Hoyt Brian Yee bëri një vizitë të menjëhershme me aktorët politik në vend si Gruevskin, Ivanov dhe Z. Talat Xhaferi , këtij të fundit i uroj detyrën e re.

Gruevski në njëfarë mënyre e pranon (natyrisht padashje) se është pikërisht provokimi që ju bë maqedonasve duke kënduar himnin shqiptar nga deputeti i Lëvizjes  Besa, Zoti Zeqirja Ibrahimi, në parlament menjëherë pasi u zgjodh Kryetar i Parlamentit Zoti Talat Xhaferi.

Siç ndodh rëndom me një ngrehje  veshi, tashmë, disi duken të zbutur, sidomos Presidenti Ivanov duke i hapur dritën jeshile Liderit të opozitës që të formoj qeverinë.

Ish kryeprokurori Publik, Marko Zvërlevski  është shprehur se Ivanov dhe Gruevski janë përgjegjësit për nxitje të dhunës në Maqedoni.

Kaosi i kësaj situate nuk është se filloj aty dhe vetëm atë natë , dhuna dhe torturat mbi shqiptarët janë simboli i sllavo maqedonase, dhe natyrisht duke ditur të flasin vetëm këtë gjuhë , nuk mund ta përpijnë që tashmë shqiptarët të jenë edhe ata në pozitat drejtuese të shtetit.

Nuk e konceptojnë që shqiptarët duhet të kenë po aq të drejta sa ata vetë.

Kështu i ka trajtuar/mësuar historia, kështu ua ka këshilluar/edukuar pse jo dhe Nëna Rusi.

Por Maqedonët  harrojnë se përpjekja për të penguar që të bashkëqeveriset me shqiptarët, duke inskenuar situata  të tilla, do të përfundojnë të vetëm dhe pa emrin e pagëzuar , dhe mesa duket, nëse vazhdojnë akoma me inskenime të tilla,  fuqia e barutit do u plasë në duart e tyre!

Tags: edi rama
Previous Post

Luftëtarët e mbështetur nga SHBA-ja avancojnë kundër ISIS-it në Siri

Next Post

Abrashi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Abrashi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.