Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që të kërkojë informacionet nga Ministria e Brendshme për grabitjen spektakolare të ndodhur në Rinas.
Me anë të një letre, në mënyrë zyrtare kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend, Spartak Braho i kërkon ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që të sjellë informacione në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Grabitja e Rinasit, përveç si ngjarje kriminale është parë edhe si cenim i sigurisë kombëtare për shkak se është thyer siguria në një institucion të rëndësisë së veçantë.















