Parlamenti i Katalonjës votoi të mërkurën planin për t’u shkëputur nga Spanja dhe për të qenë e pavarur, duke sfiduar kështu Gjykatën Kushtetuese që e quajti të paligjshme një gjë të tillë.
Propozimi, i cili ndër të tjera bën thirrje për një referendum popullor për ndarje nga Spanja, u mbështet nga partitë e ekstremit të majtë, ndërsa socialistët dhe të djathtët e qendrës abstenuan.
Ky plan i miratuar në Parlament, përmban tre pjesë që janë: Një forum me shoqërinë civile do të japë sugjerime për një Kushtetutë të re; shkëputja me shtetin e Spanjës, konfirmim i kushtetutës në referendum.















