Parlamenti Europian (PE) nesër në një seancë plenare në Strasburg, do të diskutojnë lidhur me rezolutën për Vojsllav Sheshelin, me anë të së cilës pritet të gjykohet ashpër fjalori urrejtës i liderit radikal serb.
“Parlamenti dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe deklaratat nxitëse të Vojsllav Sheshelit, me anë të cilave po fyhen viktimat e krimeve të luftës, po inkurajohen pretendimet territoriale dhe rritje të rrezikut për destabilitet të Europës Juglindore”, thuhet në draftrezolutën e PE-së, transmeton lajmi.net.
Kjo draftrezolutë, e cila me kërkesë të deputetëve kroat është futur në rendin e ditës me procedurë të shpejtë, gjendet në përpilimin final.
Çështja tjetër që e kanë vënë të spikamë deputetë të partive popullore, socialdemokrate, liberale dhe partive të gjelbra, është pajtueshmëria që qeveria e Serbisë që të distancohen nga këto deklarata të Sheshelit.















