E ndërtuar me gur gëlqeror e xhama, si dhe me kubenë tradicionale ngjyrë ari në majë, ajo reflekton rigjallërimin e Ortodoksisë ruse, kisha e dytë më e madhe në botë e Krishtërimit.
Kur nisi ndërtimi i godinës në vitin 2014, ambasadori rus në Francë, Alexander Orlov u ankua se pavarësisht numrit të lartë prej 10 mijë rusësh që jetojnë në Paris e në rrethina, e mijëra të tjerë të shpërndarë rreth Francës, ata kishin vetëm 20 kisha.
Moska e bleu tokën buzë lumit ku do të ndërtohej kisha, në një marrëveshje të arritur në vitin 2010, mes presidentëve të atëhershëm Nicolas Sarkozy dhe Dmitry Medvedev. Kostoja e ndërtimit të saj shkon në 187 milionë dollarë.






















