• Latest
  • Trending
  • All

PARIS-TIRANË, BIEN “JELEKËT”…

24/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 30 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PARIS-TIRANË, BIEN “JELEKËT”…

24/12/2018
in Aktualitet, Opinion

Nga Frrok Çupi

Të dy qytetet ekstremisht të largëta, 15 ditët e fundit i bashkoi “jeleku i verdhë”. Parisi ka gjashtë javë nën protestat e “jelekëve”, ndërsa Tirana vetëm 15 ditë. Nuk dihet nëse ndonjë njeri në Paris ka marrë vesh se në Tiranë po zhvilloheshin protesta sipas modelit të tyre, por këtu, protestues dhe nxitës protestash u krenuan se “po e bëjmë si parizienët”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Që në fillim, u konstatuan dy dallime të mëdha: E para, se në Tiranë protestuesit nuk arritën të sigurojnë jelekë në ngjyrë të verdhë, por u mjaftuan me ngjyrën portokalli që veshin punëtorët e Bashkisë. Dallimi i dytë, se në Tiranë u krenuan si “jelek-verdhë” (në fakt jelek- portokalli) kush mundi (banorë të lagjes Astir, banorë të “Trenit”; banorë të Shkozës dhe më në fund, studentë… Ndërsa në Paris protestuan vetëm ata që kërkonin të uleshin taksat, fillimisht taksat e karburantit…

Por ç’rëndësi ka. Dita e fundit ishte kjo e shtunë, “jelek-verdhët”e Parisit, sipas AFP, humbën me shpejtësi numrin e tyre në rrugë; dhe në Tiranë gjithashtu, nuk kishte më njerëz në protestë. Trofeu i fundit ishin disa batanije dhe ca sajesa si vakëfe të vogla që lanë studentët para kryeministrisë. As këto, të shtunën, nuk ishin më…

Ndërsa imitimi, edhe pse i parealizuar, mes protestës në Tiranë dhe protestës në Paris, kishte disa pika të përbashkëta:

Në Paris, për taksa, edhe në Tiranë për punë taksash, pagesash dhe tarifash… Mbi boshtin e parasë lëviz gjithë bota. Studentët e Tiranës protestuan për uljen e tarifave dhe për këtë, kryeministri i vendit u tha se “kanë të drejtë”. Edhe në Paris protestuan për taksat e karburanteve dhe presidenti Macron u tha se “kanë të drejtë”.

Dilema të vogla në Paris, dilema të vogla në Tiranë

Këtë të premte “jelek-verdhët” e Parisit e shtynë ditën drejt të shtunës së protestës duke u menduar ku të protestojnë, në Versajë, apo te Harku i Triumfit e diku gjetkë. Gjithë kohës, protestuesit e Tiranës kanë përjetuar dilema ku të “zënë pritë”, para ministrisë, para Kuvendit, para “Zogut”, apo para Kryeministrisë. Shpesh nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin, derisa mbetën njëzet vetë para Kryeministrisë. Parisi dje mbylli Pallatin e Versajës nga frika e ndonjë incidenti dhe policia pastroi kampet e protestuesve.

Përbashkësitë dhe dallimet, njësoj si mes të madhit e të voglit

Parisi është i madhi, sigurisht. Por studentët e Tiranës 2018, guxuan ta krahasojnë veten me “studentët e1968 në Paris”, që në fakt ndryshuan botën. Sidoqoftë, vendi ynëështë aq i vogël para Francës dhe studentët ashtu do të jenë në çdo sens. Në kulmin e protestave në Paris, numri i pjesëmarrësve qe i frikshëm, por edhe egërsia e tyre gjithashtu. Sipas raportimeve në mediat franceze, të interesuarit për protestat mes qytetarëve në gjithë vendin, kapnin shifrën gati 50 për qind të të gjithë francezëve… Paçka se jo gjysma e francezëve ndodhshin në rrugë. Edhe në Tiranë, kulmi i protestës së studentëve u duk si një festë e bukur lirie; u mbush Rruga e Durrësit dhe një pjesë e rrugës “Mine Peza”, emër i një gruaje pezake që ushqeu partizanë dhe dha jetën në Luftën e Dytë. Edhe dita e fundit,e përbashkët: Para Parlamentit, të enjten, ku u mblodh “gjithë Shqipëria”, sipas deklaratës së opozitës, erdhën katër a pesëqind njerëz. Po kështu, nëParis të premten. Numri i protestuesve kishte rënë në 1400 vetë; ndërsa “të interesuarit”për protestën në gjithë Francën ishin vetëm rreth 8.000 vetë…

Tonet e larta revolucionare:

Në të dy kryeqytetet, tonet u ngritën me zjarr. Studentët e Tiranës nuk pranuan të flisnin me kryeministrin, ashtu si edhe “jelek-verdhët” e Parisit që kundërshtuan masat e qeverisë. Në Tiranë, qeveria tha se “do të plotësojë kërkesat”, gjë që nuk u pranua as të dëgjohej nga studentët; edhe në Paris po kështu, por ata hodhën edhe parulla “vdekjeje”. Në Paris, protestuesit nuk zgjodhën lidership, as në Tiranë nuk pranuan “lidership”, së pari për shkak se “nuk i besojnë njëri- tjetrit”. Të dy vendet, (Francë dhe Shqipëri) janë vënë para ngjarjeve të papritura, përderisa nuk ka një lidership për të folur e dëgjuar. Si në Paris, edhe në Tiranë, protestuesit vunë në shënjestër “Një Person”: Në Tiranë, Ramën, ndërsa në Paris, Macron; siç duket për ta bërë ndëshkimin e armikut edhe më vertikal. Në Tiranë, e lidhën Lëvizjen me vitin 1991 kur u rrëzua regjimi i diktaturës; në Paris zotit Macron i kujtuan “gijotinën”. Të shtunën “jelek-verdhët” iu sulën Versajës dhe simbolikisht, u instaluan para shtëpisë së Luigjit 16, ku mbreti ishte vënë në gijotinë.

Dje kishin rënë si “jelek-verdhët” e Parisit edhe “jelek- portokallitë” e Tiranës…

 Cilat janë arsyet e rënies?

Janë tënjëjtat arsye që i bashkuan në të njëjtën ngjyrë e mënyrë: Pa ide, pa lidership, pa dialog, me “vdekje”, pa veshë… As natyra e kohës së gijotinës së Luigjit 16 dhe as epoka e diktatorit Hoxha nuk mund të sillen në këtë kohë…

“Bota” në dy kryeqytetet në distancë të largët me njëri- tjetrin, na tregoi se protestuesit kanë të drejtë, por e drejta jote nuk mund të shkelë dhe frikësojë tjetrin, aq më pak shumicën.

Post Views: 138
Tags: Frrok CupiParisprotesta
Previous Post

Një letër dashurie e Lasgushit për vajzën me emrin Shqipe

Next Post

Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.