Një krim i mundshëm brenda familjes në qytetin e Durrësit është parandaluar nga policia paraditen e sotme.
Unifomat blu u njoftuan për një grindje mes një çifti bashkëshortësh dhe shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar 23-vjeçarin Bledar Alushi 23 vjeç.
Alushi dhunoi fizikisht dhe kërcënuar për vrasje bashkëshorten e tij B.Alushi 22 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u sekuestrua një pistoletë me 6 fishekë.
Bledar Alushi akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.















