“Autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë penguar disa sulme terroriste të planifikuara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik”, shkruan “The Huffington Post”.

Cak i sulmeve të planifikuara terroriste ishin futbollistët izraelit gjatë përballjes me Shqipërinë në Shkodër, ndeshje e kjo e zhvilluar të shtunën në kuadër të eliminatorëve për Kupën Botërore “Rusia 2018”.
“Policia në Kosovë ka deklaruar, se ka arrestuar 18 të dyshuar në Kosovë dhe gjashtë persona të tjerë në Shqipëri dhe Maqedoni. Në kontrolli e banesave janë gjetur armë dhe komponente të tjerë për bomba”, shkruan Associated Press.
Sipas policisë, ka pasur tashmë plane konkrete, kur dhe ku do të ndodhnin sulmet.
“Ndeshja kualifikuese mes Izraelit dhe Shqipërisë është shtyrë fundjavën e kaluar për arsye sigurie në Elbasan. Fillimisht loja ishte caktuar të luhej në qytetin e Shkodrës në Shqipërinë e veriut”, shkruan “The Huffington Post”.























