I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do që të vij në pushtet për t’u hakmarrë ndaj askujt, por vetëm për të mirën e qytetarëve.
Më tutje, Kurti ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes, do të zvogëlohet qeveria që nënkupton se shumë punonjës të administratës, nëse jo gjysma do të mbesin pa punë.























