Aty rekomandohet që të evitohen këto protesta, duke paralajmëruar se mund të eskalojnë edhe në dhunë.
“Evitoni vendet ku zhvillohen protestat/demonstratat dhe shtoni kujdesin në rast se gjendeni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, proteste ose demonstrate, sepse edhe nëse duken paqësore, mund të shndërrohen në konfrontime dhe të eskalojnë në dhunë”, thuhet në këtë rekomandim.
Zyrtarisht asnjë ambasadë deri tani nuk ka konfirmuar se ka dhënë rekomandime të tilla për të punësuarit e tyre.























