Ai ka thënë se shqetësimi kryesor i tij është kthimi i një valë të dytë që mund të jetë më e fortë se e para.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka deklaruar se pandemia e Covid 19 do të mbarojë nga mesi i vitit të ardhshëm. Ai ka thënë se shqetësimi kryesor i tij është kthimi i një valë të dytë që mund të jetë më e fortë se e para.
“Ne do të kemi kohë të vështira përpara për ta mbajtur nën kontroll këtë virus. Unë mendoj se nga mesi i vitit të ardhshëm ai do t përfundojë.”tha ai.
Po ashtu Johnson ka deklaruar se duhet që të gjithë njerëzit të vaksinohen kundër gripit, sepse ajo është një masë parandaluese kundër Covid-19.




















