Në bazë të të dhënave hetimore rezulton se shtetasi Gentian Ndreu është pjesë e një procedimi penale për “Shfrytëzim prostitucioni” në Belgjikë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Liege se, në vitet 1999-2003, ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase shqiptare.
Nga hetimit pasuror, i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj shtetasit Gentian Ndreu dhe familjarëve të tij, rezultoi se babai i tij, Osman Ndreu ka në pronësi hotelin në Sarandë.
Gjithashtu, rezulton se asnjë prej familjarëve Ndreu nuk ka pasur mundësi ekonomike të mjaftueshme për të ngritur ndërtesën e hotelit, si edhe për zhvilluar sipërmarrje të tillë ekonomike.
Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është krijuar nga të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasit Gentian Ndreu.
Sa më sipër kjo pasuri plotëson kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” (Antimafia), pasi
– së pari, pasuria është përfituar gjatë përfshirjes së dyshuar të shtetasit Gentian Ndreu .
– së dyti, kjo pasuri nuk i përgjigjet nivelit të të ardhurave të shtetasve Gentjan Ndreu dhe Osman Ndreu.
– së treti, ekziston rreziku i humbjes apo tjetërsimit pasi subjektet mund të marrin dijeni për hetimin dhe të tjetërsojnë këto pasuri.






















