Kjo do të ndodh më dy shtator, një ditë para ditës më të madhe të shqiptarëve, shenjtërimit të Nënës Terezë.
“Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut
Dhuratë: CD me Himnin e Nenës Terezë dhe pullë postare
2 shtator 2016
Vatikan”, ka shkruar Toska.
Në po këtë datë, yjet shqiptarë me famë botërore, zbresin në Vatikan bashkë me shenjtërimin e Nënë Terezës.
Aty do jenë Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Ramë Lahaj, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa, Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, Don Lushë Gjergji, Lum Veseli dhe Andi Bajgora.
Më 3 shtator, bija e kombit shqiptarët, pritet të prek zemrat e miliona njerëzve anekënd rruzullit tokësor.
Nënë Tereza ishte lumturuar më 19 tetor të vitit 2003 nga Papa Gjon Pali II. Është me origjinë shqiptare, mori nënshtetësinë indiane në vitin 1948. Ajo është fituese e Çmimit Nobel për Paqen.
Shenjtërimi i saj bëhet në datën e vdekjes së saj, dhe Kisha ka vendosur që kjo të bëhet për shkak se në këtë ditë shënohet edhe Jubileu i Punës Vullnetare.
























