• Latest
  • Trending
  • All

Pandjeshmëria e Edi Ramës ndaj Kosovës – Nga Veton Surroi

03/07/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pandjeshmëria e Edi Ramës ndaj Kosovës – Nga Veton Surroi

03/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme, Opinion, SHQIPERIA

Nëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e kryeministrit të Shqipërisë bërë Kosovës kishte për qëllim që t’i shprehet përkrahja Kosovës nëpërmjet shprehjes së mllefit për një deklaratë shtypi të prokurorit të Gjykatës Speciale, me të cilën u bë njoftimi se që nga Prilli janë ngritur aktakuzat ndaj H. Thaçit dhe K. Veselit, se ato janë në verifikim e sipër te gjykatësi përkatës dhe se ky njoftim bëhet për shkak se dy të apostrofuarit po punojnë për zhbërjen apo bllokimin e Gjykatës Speciale.

Nuk besoj që në Kosovë këto ditë ka pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit. Është shumë i madh numri i njerëzve të mllefosur, për shkak se njëzet e një vjet pas luftës në opinionin publik botëror fillohet të flitet për krimet e supozuara të guerilëve shqiptarë karshi një gjendjeje në Serbi, ku tashmë janë rehabilituar që të gjithë kriminelët e luftës dhe është e përfaqësuar në shumicë politike ideologjia serbomadhe që solli këto krime.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Është shumë i madh numri i njerëzve që janë të mllefosur me mungesë të sundimit të ligjit. Është numër shumë i madh i njerëzve që ende nuk dinë për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur dhe është shumë i madh numri i njerëzve, familjarë të viktimave të ekzekutimeve të pasluftës, që presin drejtësi. Është numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve që kanë kaluar prej një krize në tjetrën në këta tridhjetë vjet okupimi të Serbisë, rezistencës paqësore ndaj këtij okupimi e pastaj edhe të armatosur, çlirimit, lindjes së dhimbshme të shtetit dhe kapjes së tij…

Edhe një i mllefosur që vjen nga jashtë nuk do të ndryshojë gjë në ndjenjën e përgjithshme të mllefit. Madje as nëse ky i mllefosur shtesë është kryeministri i Shqipërisë.

Problemi është se funksioni i kryeministrit të Shqipërisë nuk është të shprehë ndjenjat e veta – të mllefit ndaj gjykatave e prokurorëve apo të dashurisë ndaj personave të caktuar të historisë apo bashkëkohësisë kosovare.

Funksioni i tij është që nëpërmjet shprehjes së solidaritetit të përpiqet, qoftë edhe me prani fizike, të ndihmojë në një krizë të rëndë me të cilën do të ballafaqohet Kosova për disa vjet me radhë.

2.

Nuk jam i sigurt që kryeministri i Shqipërisë i ka ndihmuar Kosovës, e as vetes.

Mllefi, zhgënjimi dhe hidhërimi që ka shprehur janë autentikë dhe të dukshëm e të kuptueshëm për këdo.

Këtë e manifestoi me fjali të thjeshtë: “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”.

Të shprehura nga një individ, këto do të ishin një fjali shtesë e një njeriu të edukuar në vorbullën e madhe të pakënaqësisë kosovare. Por nga kryeministri i Shqipërisë këto janë vlerësime politike për një segment të ndjeshëm të Kosovës, e të shqiptarëve në përgjithësi, të sundimit të ligjit.

Nëse kryeministri i Shqipërisë mendon se deklarata për shtyp e prokurorit special është si një fletërrufe kineze e kohës së Enver Hoxhës dhe se është një njollë turpi në historinë e drejtësisë, atëherë më e pakta që duhet të nxjerrin si konstatim kosovarët është se duhet të rezistojnë. Pra, duhet të ngrihen kundër një prokurori amerikan që është i kallëpit të Enver Hoxhës dhe duhet të ngrihen kundër kësaj “njolle turpi në historinë botërore të padrejtësisë”. Nuk do të ishte hera e parë që kosovarët do të ngriheshin kundër padrejtësive – në fakt do të ishte pjesë e traditës tashmë.

Konsekuenca logjike atëherë do të ishte që Kuvendi i Kosovës ta zhbënte Gjykatën Speciale, si një instrument ideologjik që i ngjason atij të Enver Hoxhës. Këtë, së paku formalisht, do të mund ta bënte duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, me dy të tretat e votave. Kur një gjë u provua një herë para disa vjetësh, ambasadorët, amerikan dhe britanik, u bllokuan në Kuvend për të mos e lejuar dhe duke bërë me dije publikisht se Kosova po ua fut thikën pas shpine.

3.

Mllefi nuk është udhëzim politik. Kryeministri i Shqipërisë, pasi përmbushi nevojën e zbrazjes së mllefit, u kthye në Shqipëri. Me pasojat e mllefit të vet duhet të jetojnë kosovarët, të cilët po ashtu ndiejnë se po u bëhet padrejtësi, por kanë vesh e sy e mend për të kuptuar se është momenti më i keq i mundshëm për shfuqizimin e Speciales ky, kur tashmë është paralajmëruar një aktakuzë e mundshme dhe ajo nuk është e pëlqyeshme për liderët politikë. Nuk ndihmon gjë t’i frysh zjarrit të animozitetit të Gjykatës Speciale, të largohesh e pastaj të shikosh se si kosovarët merren jo vetëm me Gjykatën Speciale, por edhe me hiperinjektimin emocional të kryeministrit të Shqipërisë.

Për dallim prej kryeministrit të Shqipërisë, presidenti i Kosovës dha një mesazh të cilin Kosova e jep prej kohësh, e në kushte sfidash të përhershme, se do ta respektojë vendimin e Gjykatës nëse ngre aktakuzë, dhe se do të japë dorëheqje.

Në të kthyer në Shqipëri, në një analizë të esëllt, kryeministri mund të kuptojë se po zhvillon një shpërputhje standardesh ndaj sundimit të ligjit. Në atë që e ka quajtur “beteja për reformën në drejtësi” si do të tingëllonte që çfarëdo që nuk do t’i pëlqente nga deklarimi i një prokurori a një gjykatësi menjëherë të cilësohej si “njollë”, si fletërrufe e si dëm ndaj shqiptarisë gjithandej?

4.

Nga kryeministri i Shqipërisë ka pasur iniciativa, dëshirë, dashamirësi dhe energji për ta ndihmuar Kosovën. Problemi ka qenë masa e drejtimi. Në mungesë të masës e drejtimit, kryeministri ka investuar emocionet e veta si politikëbërje. Në tre vjetët e fundit kryeministri nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për të mos u përfshirë në planin e dëmshëm për këmbim territoresh Serbi-Kosovë. Dhe nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për t’u ngutur në projektin “mini-Shengen” pa përfillur brishtësinë politike në Kosovë. Në një konflikt të papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, nevojat e Shqipërisë për t’u konsultuar e dakorduar me Kosovën janë më të mëdha se ato për t’u konsultuar e dakorduar me Serbinë.

Ndoshta kjo ndjeshmëri u përsërit edhe kësaj here në Prishtinë. Kryeministri, pos shprehjes së mllefit, kërkoi unitet të forcave politike të Kosovës, por, pos mllefit, nuk shpjegoi se rreth çkasë duhet të bashkoheshin. Dhe aq më pak se si duhet ta kuptojnë këtë thirrje nga kryeministri, i cili paditi për shpifje ish-kolegun e tij kosovar në gjykatën e Kosovës. Të përbashkuar rreth gjykatave?

5.

Kosova s’do mend se do të ketë nevojë për shumë konsultime mes palëve politike brenda vendit, dhe s’do mend se do të ketë nevojë për konsultime me partnerë të afërt si Shqipëria. Konsulta do të duhej të prodhonte politika për tejkalimin e kësaj sfide, duke ruajtur interesat e Kosovës. Nuk i hyjnë fare në punë këtij objektivi as mllefi e as brohoritjet për historinë e lavdishme, as për pastërti lufte; teatraliteti i shfryrjes mund të bëjë lajm e batutë, por këto konsumohen brenda ditës.

Tash Kosova po hyn në një periudhë të re disavjeçare me sfida të cilat nuk i ka parë më herët

Previous Post

Vuçiq: Ta njohim pavarësinë e Kosovës? Harrojeni këtë!

Next Post

Diaspora thyen rekord me paratë e dërguara në Kosovë gjatë pandemisë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Diaspora thyen rekord me paratë e dërguara në Kosovë gjatë pandemisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.