Në daljen e tij për mediat, ish kryeministri Sali Berisha ka prekur edhe mbi skandalin e pak ditëve më parë “Panama Papers”.
Kur u pyet për këtë çështje Berisha u shpreh se ministrat e qeverisë Rama kanë krijuar “Panamanë” në Shqipëri duke abuzuar me taksat e qytetarëve.
Ato nuk kanë nevojë për transferim parash në Panama pasi e kanë ngritur “Panamanë” këtu, tha ai.
I pyetur për përfshirjen e mundëshme të djalit të tij në këtë skandal Berisha u shpreh se: “ Le të më sjellin një provë që djali im është i përfshirë, këto janë shpifje”.
Mirpo në skandalin “Panama Papers” doli të ishte i përfshirë edhe Efraim Diveroli i cili është përfolur të ketë pasur lidhje me djalin e ish kryeministrit Berisha në demontimin e predhave në Gërdec.
Pra, hijet e dyshimit që ngrihen mbi djalin e ish kryeministrit Berisha zënë fill nga lidhjet e tij me Diverolin.
















