• Latest
  • Trending
  • All

Panairi, më pak tituj të rinj

07/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Panairi, më pak tituj të rinj

07/11/2014
in Kulture, Lajme

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Edicioni i 17 i Panairit të Librit hap siparin nga data 12 deri më 16 nëntor/ “Saras” prezantohet me katër tituj të rinj

Edicioni i 17 i Panairit të Librit do të hapë siparin më 12 nëntor, për të vijuar me katër ditë kushtuar librit. Do të jetë Pallati i Kongreseve vendi ku qindra shtëpi botuese do të ekspozojnë botimet e tyre më të mira për lexuesit. Kreu i Shoqatës së Botuesve, e cila është dhe organizatorja e panairit, prezantoi dje dinamikën e këtij edicioni, i cili do t’i kushtojë vëmendje një prej figurave të rëndësishme të letërsisë arbëreshe, Jeronim de Radës. “Këtë vit do t’i kushtohet vëmendje e veçantë aktiviteteve mbi jetën dhe veprën e poetit të madh shqiptar Jeronim de Rada, duke qenë se ky vit përkon me 200-vjetorin e lindjes së tij. Do të ketë aktivitete të shumta për De Radën, por edhe një çmim special, çmimi: De Rada”, – tha Ymeraj. Ditën e dytë të panairit do të ketë një konferencë me temën “Jeronim de Rada dhe botimet shqiptare”, ku do të referojnë prof. Emil Lafe, prof. Diana Kastrati, dr. Moikom Zeqo, etj. Ndryshe nga vitet e tjera, botuesit u shprehën që ka rënë numri i botimeve të reja më shumë se 40%. Nuk do të mungojnë as këtë vit edhe botuesit nga Maqedonia apo Kosova. Këto ditë organizatorët do të bëjnë publik dhe katalogun e panairit, i cili jep një pasqyrë të aktiviteteve që do të shoqërojnë këtë ngjarje të rëndësishme për librin. Vitet e fundit, Panairi ka qenë i dominuar nga librat publicistikë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit. Shtëpia botuese “Saras” do të prezantohet në këtë panair me katër botime të reja. Është një ngjarje, jo vetëm për botimet “Saras”, por dhe për panairin, prezantimi në shqip i një prej autorëve më të njohur të shekullit XXI, shkrimtari nobelist Vidiadhar Surajprasad Naipaul. “Qyteti bri lumit”, një roman gati autobiografik i autorit, ka ngjallur debate jo vetëm në Britaninë e Madhe, ku është botuar fillimisht. Qyteti te kthesa e lumit është historia e një trazire historike dhe e një kolapsi social. Përplasja e kulturave në Indi, vendet islamike, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe në ishujt Karaibe janë burimet, që Naipaul përdor për imagjinatën e tij krijuese në letërsinë e tij artistike dhe në librat e tij të udhëtimeve nëpër botë, udhëtime këto aq të ngadalta në kohë, e aq personale, saqë nuk mund të klasifikohen dot si libra udhëtimi… Një tjetër i botim i rëndësishëm në stendën e botimeve “Saras” është romani historik i shkrimtarit të njohur francez Aleksandër Duma, kushtuar një prej personazheve më kontroversë të historisë sonë, Ali Pashë Tepelenës. Libri është një rrëfim për Shqipërinë e fillimshekullit XIX, përmes jetës së një personazhi që në mendjen e tij ishte ndoshta nga të parët që projektoi autonominë e vendit. Një libër që të grish për vetë mënyrën sesi Duma e ka ndërtuar, duke hyrë në psikologjinë e Aliut, e duke na shfaqur një jetë tjetër të tij, atë private. Aventurat e detektivit Jashim, do të rikthehen në këtë panair. Pas botimit të tre librave të kësaj sage, “Pema e Jeniçerëve”, “Guri i gjarprit” dhe “Portreti i Belinit”, vjen në shqip romani i katërt me personazh eunukun Jashim, “Syri i keq”. I përkthyer nga Fari Laçka librin na çon në periudhën pas pavarësisë së Greqisë, rreth viteve 1840 për të përjetuar tensionet mes turqve dhe grekëve. Rusët mundoheshin të shfrytëzonin këto situata. Kur trupi i agjentit rus gjendet i mbytur në pusin e një manastiri, Jashimi e kupton fare mirë se kush është përgjegjës për këtë: ai është Fevzi Ahmet Pasha, komandant i flotës osmane. Para se Jashimi të hynte në shërbimin e sulltanit, Fevzi Pasha kishte qenë tutor i tij…. Përveç atmosferës së rëndë politike, libri trajton edhe temën e marrëdhënieve në haremin e sulltanit, atë të intrigave ndërmjet grave, të cilat donin të bëheshin të preferuarat e tij, duke i dhuruar djalë, për t’u bërë automatikisht gra të tij. Jason Goodwin prek edhe temën e hakmarrjes ose gjakmarrjes, kaq e përhapur në Ballkan, si dhe besëtytnitë popullore, të cilat ekzistojnë në shumë vende si syri i keq, nga ku ka marrë edhe libri titullin e tij. “Hije mbi liqen”, i dy autorëve të njohur bashkëkohor italian Cocco & Magella, është një tjetër botim i ri i “Saras”. Në prag të 70-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore, libri na çon në një histori të vendit fqinj, Italisë, duke na treguar një histori të fshehur nga ajo periudhë, diku në një vilë në Komo, të cilën Stefani Valenti, një hetuese e re, do t’i duhet ta zbulojë… Botimet e reja “Saras” do t’i prezantojë me një promovim më 13 nëntor, ora 14:00. Në stendën e saj do të jenë dhe libra të tjerë të rëndësishëm si “Pax Albanica” me autor Mustafa Nanon, ku gjejmë një vështrim historik të raporteve historike që shqiptarët kanë pasur me fenë, “Intertekstualja dhe disidentja tek Dimri i Vetmisë së Madhe” me autor Met Dervishin, i pari studim i plotë mbi një vepër në letërsinë shqipe, apo romanet e tjerë të Goodwin.

Previous Post

Tetë shfaqje në SKENA UP

Next Post

Pse u dashka të kemi empati për kundravajtësit?

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Pse u dashka të kemi empati për kundravajtësit?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.