• Latest
  • Trending
  • All

Panairi i Librit shpall fituesit, autori i vitit mjeku Dedja që jeton në Itali

16/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Panairi i Librit shpall fituesit, autori i vitit mjeku Dedja që jeton në Itali

16/11/2014
in Kulture, Lajme

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Panairi i Librit “Tirana 2014” një ditë para përfundimit të tij në edicionin e 17 ndau çmimet tradicionale që kanë shoqëruar panairin në çdo edicion. Juria e përbërë nga Virgjil Muçi (kryetar), Persida Asllani, Nasi Lera, Alfred Lela dhe Beti Njuma shpallën fituesit. Autori i vitit sipas jurisë u shpall shkrimtari Arben Dedja për përmbledhjen me tregime nen titullin “Histori eskatologjike”. Me profesion mjek Arben Dedja prej shumë vitesh jeton në Itali, dhe motivacioni që shoqëroi vlerësimin ishte: “Për prozën e ngjeshur me detaje pikante, stil tërheqës, gjuhë të rrjedhshme e të pasur, si edhe një rrëfim i jetës së diktaturës përmes një sensi të hollë humori, që i shoqëron personazhet në situatat groteske. Ky libër është një arritje për autorin, por edhe për prozën e shkurtër shqipe”. “Një falenderim për Bashkim Shehun, shkrimtarin që ma dorëzoi dorëshkrimin dhe më nxiti që të eci përpara në punën time. Bashkimin nuk e njoh se nuk e kam takuar kurrë, me të jemi lidhur vetëm për së largu. Shkrimtari ka nevojë që të jetë në vetmi, dhe unë pjesën e vetmisë duke qenë edhe jashtë vendit e kam, mirëpo në momentin që e mbaron një vepër ka nevojë për konsultim me dikë, që të të japë një nxitje për të ecur përpara. Unë këtë e gjeta te Bashkimi, të cilin shpresoj që një ditë ta takoj”, u shpreh në Dedja gjatë marrjes së çmimit. Kryetari i jurisë Virgjil Muçi sqaroi se Shoqata e Botuesve propozoi, ndër të tjera, dhënien e çmimit për “Librin më të mirë për fëmijë”, por nisur nga fakti që kjo kategori këtë vit pati ‘një zbaticë thuajse të plotë’, juria i propozoi Shoqatës dhënien e “Çmimit të Mirënjohjes”. Juria vlerësoi me “Çmimin e Mirënjohjes”, shkrimtarin, publicistin dhe përkthyesin Petro Zheji. Vlerësimi për “Përkthimin më të mirë të vitit” i shkoi Alina Karaullit, e cila ka shqipëruar romanin e shkrimtares se njohur Sharlot Brontë, “Xhejn  Er”. Shkrimtari Ismail Kadare më herët para ceremonisë së çmimeve u vlerësua me çmimin special “Jeronim De Rada”. “Jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe, që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur”, theksoi mes të tjerave shkrimtari Kadare. Në 200-vjetorin e lindjes së arbëreshit, organizatorët e Panairit te Librit dhe Ambasada Italiane në Tiranë vendosën të akordonin për herë të parë një çmim të tillë.   Kriteret e vlerësimit   Sipas njoftimit të bërë prej Shoqatës së Botuesve, juria do të merrte në konsideratë dhe shqyrtonte vetëm ato vepra të paraqitura prej botuesve, ose edhe vetë autorëve, pranë zyrave të shoqatës brenda datës 31 tetor. Po kështu, një tjetër kriter ishte mospranimi i librave të paraqitur në panairin paraardhës, si edhe titujt e ribotuar plotësisht ose pjesërisht. Për të lehtësuar punën e botuesve dhe komunikimin me ta, juria ka qenë e hapur dhe ka pranuar libra edhe në trajtë elektronike ose në dorëshkrim. Jo më pak e rëndësishme, sipas jurisë së panairit, e drejta e konkurrimit u është njohur atyre autorëve e përkthyesve, botuesi i të cilëve është zyrtarisht pjesëmarrës në Panairin e Librit “Tirana 2014”. I çelur më datë 12 nëntor, sot është dita e fundit e Panairit të 17 të Librit, i cili solli më pak botime të reja dhe më shumë shtëpi botuese se një vit më parë.   108 tituj në konkurrim   Kryetari i jurisë Virgjil Muçi në fjalën e tij u shpreh se u shqyrtua një krijimtari e pasur në të gjitha gjinitë letrare. “Jurisë i është dashur të kalojë nëpër duar 108 tituj nga të gjitha gjinitë: prozë, poezi, eseistikë, histori, publicistikë (duke qenë se në parim nuk ka filtër që përzgjedh e pengon kësilloj prurjesh), si nga autorë shqiptarë ashtu edhe të huaj, ndonëse, për hir të së vërtetës numri i këtyre të dytëve ka qenë më i madh se i të parëve. Pra, një numër i konsiderueshëm titujsh e autorësh për t’u lexuar e përzgjedhur. Do t’u kërkoja dashamirëve të librit, kritikëve që të na gjykojnë për veprat që kemi çmuar me çmim dhe jo për ato që nuk kanë fituar”, tha ai.

Previous Post

Pasqyra e shtypit|PDF (16 Nëntor 2014 )

Next Post

PDK bën kompromis për kryeministrin

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

PDK bën kompromis për kryeministrin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.