Hajdar Beqa, deputet nga koalicioni PAN, ka thënë se formimi i Kuvendit do të bëhet shumë shpejt. “Në bazë të procedurave, formimi duhet të ndodhë në afatin prej 30 ditësh nga dita e certifikimi të rezultateve, por unë mendoj që do të ndodhë para afatit të caktuar. Konsideroj se do të ndodhë në pesëmbëdhjetëditëshin e parë. Ka mjaft kohë për t’u përgatitur. Duhet që sa më shpejt të krijohen institucionet sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Beqa./zeri.info/
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















